• |
ide | kryesore

Zemra e artë e De Gea: dhuron 200mijë euro për viktimat e stuhisë në Spanjë

Sport



“Nga fuqitë e mëdha, derivojnë përgjegjësitë e mëdha” është leksioni që breza fëmijësh e kanë mësuar duke parë Spiderman apo filmat me superheronj. E duhet ta ketë mësuar edhe portieri i Manchester United David De Gea, që ka vendosur të dhurojë 200.000 euro për popullsinë e Alicante e Murcia, të goditura në këto ditë nga një stuhi e fuqishme që shkaktoi edhe 7 viktima.

Lajmi është shpërndarë menjëherë nga Kyqi i Kuq spanjoll, që në një postim në Twitter ka dashur të falenderojë lojtarin e kombëtres spanjolle. Numri 1 i Roja, lindur në Madrid, ka një lidhje me atë zonë të Spanjës: i ati, në fakt, është me origjinë nga Orihuela, një nga qendrat më të goditura nga stuhia.

De Gea tregon kështu zemrën e madhe, menjëherë sapo kishte firmosur rinovimin e kontratës (në fillim të kësaj jave) me Manchester United, duke nënshkruar deri në 2023 për 350.000 stërlina në javë. Nuk është hera e parë që portieri spanjoll bëhet protagonist i donacioneve të tilla: vitin e kaluar De Gea dhuroi 30.000 euro për një jetimore në Mozambik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *