• |
ide | kryesore

Zgjaten me dy muaj afatet e paraburgimit për grupin “Bajri”

Lajme, Të fundit



Afatet e paraburgimit për grupin kriminal “Bajri” janë zgjatur me dy muaj.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë, me trup gjyqësore të përbërë nga Iliriana Olldashi.

Kështu, Krimet Rënda kanë pranuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë dhe të mbrojtësit, avokatit Arbër Hoxha, duke zgjatur vetëm me dy muaj afatet e paraburgimit për 4 personat nën hetim që janë: Safet Bajri, Ilir Bajri, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali.

Në këtë mënyrë, pritet që në zbatim të vendimit të sotëm të Gjykatës, Prokuroria e Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë të dorëzojë në Gjykatë maksimalisht brenda datës 20 nëntor dosjen për grupin “Bajri”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *