• |
ide | kryesore

“Asnjë ditë burg për Tahirin”, PD: Ky është shteti me dy standarde që ka ndërtuar Edi Rama

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka vijuar me reagimet në lidhje me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u dënua me 3.4 vjet shërbim prove, pasi u shpall fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Në një dalje për mediat, ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, e cilësoi Tahirin si “njeriun që zbatoi planin e Edi Ramës për të kanabizuar Shqipërinë në funksion të blerjes së pushtetit me paratë e drogës”, duke shtuar se mosndëshkimi i tij përkundër akuzave të rënda për trafik droge, vjen si pasojë e drejtësisë me dy standarte.

Alibeaj ka radhitur një sërë rastesh të sanksionimeve të qytetarëve me burg për shkelje të thjeshta, duke i vënë përballë rastit në fjalë, që tregon sipas tij se “Ai (Rama) do të vazhdojë ta vendosë drejtësinë në shërbim të politikanëve të korruptuar e të lidhur me krimin, si Saimir Tahiri, në shërbim të trafikantëve të drogës dhe krimit të organizuar, që i siguron mbajtjen e pushtetit me zgjedhje të vjedhura”.

Deklarata e plotë:

Saimir Tahiri nuk do të bëjë asnjë ditë burg. Njeriu që zbatoi planin e Edi Ramës për të kanabizuar Shqipërinë në funksion të blerjes së pushtetit me paratë e drogës, nuk ndëshkohet nga drejtësia, sepse me Edi Ramën në krye të qeverisë, drejtësia ka dy standarde: Saimir Tahiri në liri, duke shijuar pushtetin, paratë dhe luksin, ndërsa shqiptarët e zakonshëm në burg, ku humbin jetën për asgjë.

Estref Halili, një 22 vjeçar nga Kolonja e Lushnjës u burgos për një cigare hashash ditën e Krishtlindjes dhe vrau veten në qelinë e burgut, ndërsa Saimir Tahiri nuk ka për të bërë as edhe një ditë burg, sepse ka mbrojtjen e Edi Ramës.

Qamil Zela kryefamiljari 52 vjeçar që mezi ushqente familjen e tij, vrau veten në burg se nuk kishte 35 mijë lekë për të paguar energjinë elektrike.

17 kuksianë u mbajtën në burg më shumë se 1 vit, sepse protestuan kundër korrupsionit të Edi Ramës, që u vuri traun me 5 euro për të shkuar në shtëpi.

Ky është shteti me dy standarde që ka ndërtuar Edi Rama. Liri për bashkëpunëtorët e tij në krim, burg për shqiptarët e zakonshëm dhe të pambrojtur.

Me Edi Ramën nuk ka drejtësi të barabartë për të gjithë. Ai do të vazhdojë ta vendosë drejtësinë në shërbim të politikanëve të korruptuar e të lidhur me krimin, si Saimir Tahiri, në shërbim të trafikantëve të drogës dhe krimit të organizuar, që i siguron mbajtjen e pushtetit me zgjedhje të vjedhura.

Shërbimi më i madh për drejtësinë dhe për vendin është ndarja e politikës nga krimi.

Aty është burimi i të gjitha të këqijave. Pa prerë lidhjet e politikës me krimin, në Shqipëri nuk ka për të patur drejtësi të vërtetë, më të pamundurit do të vuajnë burgjeve, ndërsa të pushtetshmit si Edi Rama dhe Saimir Tahiri, do të vazhdojnë të jetojnë në luks pa u ndëshkuar!



2 Comments

  1. Ne nje vend te lire pabarazia ekonomike eshte e arsyetuar. Por pabarazia para ligjit eshte felliqesi. Me aq prova sa kishte perpara gjykata me i pasuri i me te varferve do ishte denuar ja 20 vjet te mira. Po te mblidheshin te gjitha provat do i kishte shkuar edhe me shume. Ne vendet anglo-saksone vendimet i marrin njerezit e thjeshte, sepse veprat penale, ne ndryshim nga labirintet e tjera ligjore, jane sens komun. Me sens komun, edhe me aq prova, Tahiri duhej denuar shume gjate. Jam i sigurte qe edhe Kuksianet, qe mbrojten veten nga padrejtesia e vetepranuar e qeverise, do ta kishin pranuar denimin e tyre, nese do bindeshin qe ligji zbatohet njesoj per te gjithe dhe nese do denohej Sajmirin fillimisht.

  2. prit nje cik se smund te dalesh ti Alibeaj te flasesh per Thirin, ti qe ke velllain te burgosur neper burgjet e europes per droge. Se mund te themi qe dhe ti gjate kohesh qe ke qene minister i drejtesise, si Tahiri, ke favorizuar vellain tend qe te mos kapet ne trafikun e droges. Vellai yt qe njihet ne te gjith Fierin si baron i droges. Te pakten nxirrni ndonje tjeter nga PD e jo kete, ky duhet te fshihet kur flitet per droge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *