• |
ide | kryesore

“E di kë kam rrotull”, Tahiri mesazh për Ramën, Veliajn dhe Xhafën

Kryesore, Lajme



Dy dite pas u denua nga gjykata, Saimir Tahiri tha sot po e përballon i vetëm çështjen që ka me drejtësinë. As kësaj here nuk munguan ‘thumbat’ e tij ndaj Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Fatmir Xhafës.

“Unë e di shumë mirë se kë kam rrotull”, u shpreh ndër të tjera Saimir Tahiri duke iu referuar pikërisht treshes Rama-Veliaj-Xhafaj.

“Ka tjetër ekip që merret me “like and share”, unë as i numëroj e as më interesojnë”, tha Tahiri duke lënë të kuptohet se ky mesazh shkonte për Erion Veliajn.

Opozita ka akuzuar se ju keni prova për Ramën?

Pse nuk pyesni opozitën që bëri akuzuat? Më pyesni mua për të thënë a janë të vërteta akuzat e opozitës.

Është fyese kjo që bëni sikur unë kam kërcënuar të tjerët me materiale, sikur kam punuar në 4 vite për t’ua futur të tjerëve.

Unë s’kam punuar për të mbajtur letra në xhep për të kërcënuar të tjerët. Është fyese kjo që ju mendoni. Ta kenë bërë aq baltë sa që të kërcënohen nga unë? Unë se di kështu…

Kërkoni që opozita të vërtetojë akuzat, e dinë ata se e kanë bërë vete, prandaj mendojnë që e kam bërë dhe unë. Unë kësaj rruge i shkoj vetëm me të drejtën time përpara”, ka thënë Saimir Tahiri.

Kryeministri nuk ka dhënë asnjë reagim pas vendimit, a keni marrë ju mesazh nga Rama?

Nuk e kuptoj pse duhet të më pyesni mua a ka folur kryeministri apo jo… Rrugës së drejtësisë do i shkoj i vetëm përballë kjo është më e rëndësishme. Si keni kureshtje për çdo gjë, veç vendimit të gjykatës, këtë nuk e kuptoj?!

Pas vendimin keni marrë mesazhe nga ish- kolëgët e PS?

Se besoj ka ndonjë kurizoitet këtu… unë komunikoj me disa dhe me disa të tjerë jo. Jam shumë i lumtuar që kam marrë mijëra meszhe nga qyetarë edhe pse ishte sakrificë të bëje të besonin te unë, akuza me gënjeshtra dhe heshtja ime në respket të drejtësisë, i falënderoj pa masë.

Fatmir Xhafaj ka pëlqyer një koment te ambasades britanike e cila reagoi e pakenaqur per vendimin e denimit?

Kam përshtypjen që ka tjetër ekip që merret me “like” and “share”, unë as i numëroj e as më interesojnë, do vijë dita që unë të kem përgjigje për të gjitha këto, por sot dua pergjigje per te verteten time. S’dua të abuzoj me asgje dhe s’dua të bëj komente që janë të parakohshme, por të jesh e bindur se unë e di shumë mirë se kë kam rrotull.

A ka nentekst ne deklaratat tuaja?

 Ju keni nxitim të gjeni nënteksin e cdo fjalie që them unë. Mendoni, se i them aq thjesht, ashtu si ju i dëgjoni. Unë nuk hyj te njerëzit që them një gjë dhe kuptoj një gjë tjetër, as te ata që e rrotulloj shumë gjuhën, them atë që mendoj e them shpejt dhe përballë.

Kur do të ktheheni në politikë?

Sa për rikthimin tim në politikë ose jo, s’di pse e keqkuptoni në qeveri ose qeverisje s’do të thotë të kesh një karrige që të kthehesh me nje kontribut. S’e kam menduar këtë cështje tani. Do i shkoj deri në fund të vërtetës time. Sec cdo bëj me karrierën time se ka në dorë as partia as cdo individ brenda saj. Më lini t’i shkoj deri në fund të vërtetës time.

Më keni trembur, sa herë më pyesni edhe më fyeni “a do bëhesh kurban”. Ka patur në politikë njerëz që janë kurban se s’janë të lirë të mendojnë. Ata janë kurbani jo unë. Kam njohur burra që kanë bërë burg dhe kanë qenë të lirë. Se s’ka të bëjë sesa i lirë je, kur s’je i lirë në mendje.

Ju lutem shuajeni kuriozitetin tuaj për të ardhmen time në politikë. S’është kjo çështja. S’më duhet kjo. Kam dy vjet që hesht për drejtësinë. Më intereson drejtësia dhe t’ju bind edhe ju që po e përballoj i vetëm përballë të gjithëve.



10 Comments

  1. Ngaqe e di kë ke rrotull i ke pergjuar 24 ore. Te gjithe rilindasit e dine ke kane rrotull: versionin me te keq te vetes se vet. Te gjithe bashke dhe secili me vete jeni versioni me i keq i shqiptarit. Edhe kryemafiozin te beje kryeminister, do bente cmos t’i shkepuste lidhjet e vjetra dhe te fisnikerohej, ndersa ju bete te kunderten. Jeni turpi i kombit dhe njerezimit. Ptu!

  2. Good things will come. You’ll do other peoples work with a mediocre wage, and it’ll take a lifetime to reach that level of life mediocrity, but dont worry be happy, good things will come. Europes way of democracy. #tyranny #communism #fuckeurope #europe #europeancommission #europeanparlament #brainwash #propaganda #autocracy #oligarchy

  3. Ik familje hajdutash me mir fis hajdutesh,drogmenesh jeni mesuar ju si familje me pune te pista dhe pa djersen e ballit s te vje turp ke kurajo te dalesh dhe ne koferenc per shtyp, ik rrac ???

  4. Ah, more “i pafat!” Ti ishe më i miri nder gjithë ministrat. Ishe ai që donte Rama. Policia që drejtoje ishte më e mira nder shoqet e veta rrotull Evropës e më gjërë. Rama po çmendej nga kënaqësia, sepse droga po sillte fitime të majme. Votat i kishte në thes. Një ditë të bukur të tha, sikur po bënte humor shkodran, se duhet ta lije këtë detyrë dhe do të shkoje me ngritje. Thjeshtë, sepse kishe punuar mirë( shkëlqyeshëm). Me ato 20 milion euro në thes, duhej të siguroje votat që duheshin. Ti e kryeve më së miri edhe këtë detyrë, por shpërblimi qe ky që more. Vuajte pak , por ia vlejti. Ata që kishe rrotull, prapë andej sillen. Nuk ta duan të mirën , sepse kjo është natyra njerêzore. Lufta brënda llojit , nganjëherë, duket si në xhungël. Por , jeni të ngjashëm. Keni të njëjtat vese. Huqet ikin bashkë me shpirtin. Amin! I will do the best in the future…

  5. mbylle gojen o varr i prishur , mylle halen o ndyresire se sa foli ajo haleja jote u mbyt dunjaja e per pak u shkaterruam , mbylle gojen e vemje arrogante , o qen i ndyre qe nuk u ngopke me pushtet e me leke , o krijese arrogante dhe dhjakse njeheresh

  6. Ik more miu i banjove te te gjith vendit.Rrace me te ndyt s ka pare vendi yne mendon se je dikushi?mendon se je dikushi pasi te vijn nga pas ca si ti ?ike rrace funderrine.

  7. Ky ka qene gjygjtare qe dinte vetem ligjin e maliqit se ligjet e drejtesise nuk kishte qef qe ti dinte thotë:

    Pasqyra keni rreth e rrotull ku shihni shfytyrimin total te qenieve tuaja mjerane o te te mjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *