• |
ide | kryesore

FOTO+VIDEO/ Tërmetet e fuqishme, çahet në dysh pallati në Tiranë

Lajme, Të fundit



Lëkundjet e tërmeteve të njëpasnjëshme kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale veçanërisht në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës.

Sikurse mund të konstatohet nga videot e bashkëngjitura më poshtë dhe fotoja e siguruar nga Lapsi.al, një ndërtesë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, është çarë më dysh si pasojë e tronditjeve të forta.

Dëshmitarët nga vendngjarja raportojnë se në këtë qytet është krijuar një situatë paniku dhe qytetarët kanë përjetuar momente tmerri.

Paraprakisht, raportohet për 30 të lënduar që janë transportuar drejt spitalit të Traumës, krahas dëmtimeve të ndjeshme të pallatave.

Duke iu referuar Institutit të Energjisë Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), Ministria e  Mbrojtjes deklaron se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë. Epiqendra është loalizuar 30 km në veri të Durrësit. Në bregdet afër kepit të Rodonit. Sipas IGJEUM-it, ky është tërmeti më i fortë në 20-30 vitet e fundit në vend.

 

https://youtu.be/9LO06oZ5R5Q



6 Comments

    1. por cfare ka ketu per te kuq apo blu o kare me zile. eshte fatkeqesi natyrore edhe ske shance ti shmagesh, por ty cdogje te duket se e bene politika, hape syte edhe jeto me realitetin edhe jo me endra, se do mbetesh shume mbrapa

  1. Shkoni futuni te teatri kombtar se ska lujt venit. Pidhrobi veliaj me drogaxhiun rama bredhin jasht, rrini si dele rrugeve.

  2. Banesat rezistuan. D.m.th, profesioni 5000 e me shume vjecar mbajti mire. Me kete profesionin 30 vjecar te demokracise si do ia bejme? Apo do presim 5000 e me shume vjet?

  3. Keto jane pallatet e ndertuara pas viteve 90 pa kritere dhe norma teknike. Te gjithe pallatet e ndertuara ne kohen e komunizmit si ka luajtur suvaja fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *