• |
ide | kryesore

I shkarkuar nga Shqipëria, Panucci pranë pankinës greke

Sport



Karriera si trajner e Christian Panucci nuk ndalet. Pasi u shkarkua në muajin mars nga pankina e kombëtares së Shqipërisë, tekniku mund të vazhdojë përsëri eksperiencën e tij larg Italisë. Duket se ish-mbrojtësi i Milan, Roma e Real Madrid është shumë pranë pankinës së Aris Selanik.

Akordi ekonomik me shoqërinë greke është arritur, sipas asaj që bën të ditur Mediaset, ndërsa tani po negociohet për bashkëpunëtorët: Panucci kërkon të marrë me vete tre të besuarit e tij. E sapo të gjendet marrëveshja mund të vijë edhe firma në kontratë.

Italiani nuk është se la shije të mirë me kuqezinjtë: shifrat ishin gjithnjë kundër tij dhe atmosfera brenda grupit nuk ishte ajo më e mira. Ish-ndihmësi i Capellos tentoi të udhëhiqte si mentori i tij, me grusht të hekurt, por në fakt nuk e bëri dot, sepse i mungonte përvoja. E megjithatë, pankina e një kombëtare që sapo kishte bërë historinë duke luajtur në finalet e një Europiani për herë të parë në histori, ka qenë motiv i mjaftueshëm që Aris të hedhë sytë nga Panucci.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *