• |
ide | kryesore

Video/ Inter dërgon Djallin në Ferr: shënojnë ato që u grindën të enjten

Sport, Video



Inter fiton derbin 2-0 e fluturon në kuotën e 12 pikëve pas katër fitoreve në katër ndeshje. Milan i Giampaolo reziston një pjesë loje, pastaj dorëzohet ndaj golave të Brozovic e Lukaku. Suksesi i parë në derbin e Madonnina për Antonio Conte, që ka arritur të rikthejë entuziazmin pak ditë nga zhgënjimi i marrë në Champions përballë Slavia Prage.

Zikaltrit e nisën më mirë, duke bërë presing lart e duke e detyruar Donnarumma të bënte dy pritje të vështira ndaj Lukaku e Lautaro. Në rastin e dytë D’Ambrosio goditi shtyllën me portën bosh, pas grushtimit të portierit kuqezi. Kuqezinjtë e patën të vështirë të futeshin në lojë dhe pak më vonë shpëtuan nga pozicioni jashtë loje milimetrik gjithnjë të D’Ambrosio, që u pasua nga një tjetër pritje decizive nga Donnarumma e goli i kotë i Lautaros që e shtyu topin në rrjetë. Vetëm në fund të pjesës së parë u pa Milan: Suso, pas një kundërsulmi brilant, coi dëm gjithcka duke goditur mbi Asamoah, në vend të shërbente për Leao krejt i vetëm. Pastaj portugezi i ri krosoi për Piatek, që me kokë e ngriti shumë shënjestrën.

Pushimi i ndeshjes shuajti edhe atë rritje të Milan e në fillim të pjesës së dytë Inter merr avantazhin: në të 49′ Sensi pason shkurt për Brozovic që godet dhe mposht portierin, falë edhe një devijimi të Leao. Skuadra e Giampaolo e ndjen goditjen, edhe pse tekniku kuqezi ndryshon me Paquetà e Theo Hernandez, pa mundur të ndalë Inter të dyfishojë rezultatin në të 78′ me Lukaku, që me kokë shfrytëzon asist e Barella. Traversat ndalin Politano e Theo Hernandez, por derbi tani është i vendosur: fiton Inter, që i lë kushërinjtë -6 pas vetëm 4 javësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *