• |
ide | kryesore

“Ishte një mrekulli që ndërtesa ime i rezistoi”, mediat e huaja pasqyrojnë tërmetet në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Lëkundjet e tërmeteve që “gjunjëzuan” Shqipërinë kanë patur jehonë të menjëhershme edhe në mediat ndërkombëtare.

Mësohet se lëkundjet e frikshme në vendin tonë, që panikosën qytetarë të shumtë të cilët kanë braktisur shtëpitë dhe kanë dalë “në qiell të hapur”, duke iu frikësuar një tërmeti të radhës, janë ndjerë edhe në shtetet fqinjë, Itali dhe Greqi.

Kjo ndodhi ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat italiane, greke dhe në prestigjiozen “Reuters”, që sjellin në raportim edhe dëshmi të banorëve të Durrësit, epiqendrës së tërmeteve.

 

 

Mbi 40 njerëz u plagosën në tërmetin e fortë që goditi Shqipërinë në orët e para të pasdites. Burime mjekësore në Tiranë theksojnë se mes pacientëve, shumica prej tyre fëmijë të vegjël dhe të rinj, është edhe një person në gjendje kritike. Tërmeti sot, sipas autoriteteve, do të ishte më i forti i 20-30 viteve të fundit në zonë”, shkruan TGcom.

Një tërmet me forcë 5.6 ballë tronditi këtë të shtunën qytetin portual shqiptar të Durrësi. Ministria e Mbrojtjes tha se ishte tërmeti më i fuqishëm në Shqipëri në 30 vitet e fundit. Banorët në Tiranë u larguan nga ndërtesat dhe dolën në rrugë dhe në parqe për siguri”, shkruan Reuters.

 

Shtëpitë u rrënuan, banorët e tmerruar dolën në rrugë dhe rreth 50 njerëz u lënduan, ndërsa Shqipëria u trondit nga tërmeti i saj më i fortë në 30 vjet. Makinat u shtypën nga tullat e rëna në kryeqytetin e Tiranës – ku dy dridhje u ndjen në një suksesion të shpejtë – dhe ndërtesat u dëmtuan keq në qytetin bregdetar të Durrësit, afër epiqendrës.

Dridhja me forcë 5.6 – gjithashtu e ndjerë në Itali dhe Greqi – tronditi shtëpitë, rrëzoi sendet nga raftet, preu energjinë dhe shërbimin telefonik dhe dëmtoi një stadium futbolli gjatë një ndeshje. Ishte një mrekulli që ndërtesa ime i rezistoi. Këto ndërtesa nuk janë bërë për të mbijetuar nga ky lloj tërmeti”, ka thënë një banorë në Durrës”, shkruan Mirror.c

 

 

 

 



2 Comments

  1. Perdite nga nje mrekulli ne kete vend! Pardje Tahiri doli i pafajshem dhe askujt nuk i ra infarkti, kanceri, apo njera nga ato semundjet qe shoqerohen me zverdhje apo skuqje. Jo, te forte si shkemb! Jam i sigurte qe dikush ka thene, Termet! Termet! Ja qiu robt! Ky tipi qe mund te kete thene keto fjale, ne nje dite normale pune ka vjedh me shume se c’beri deme ky termeti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *