• |
ide | kryesore

Këta janë këngëtarët që munguan në koncertin e Capital T

Paparazzi, Slider



Koncerti i Capital T, “Time Capsule” ka përfunduar dhe përpos surprizave të mëdha që ndoqëm, diçka tërhoqi vëmendjen tonë.

Mungesa e një sërë emrave të njohur të skenës që nuk ishin prezentë dhe që thuhej se do të performonin bashkë me këngëtarin.

Bëhet fjalë për Elvana Gjatën, Dhurata Dorën dhe 2PO2, emrat e të cilëve u përfolën të parët për pjesëmarrje në koncert.

Ende nuk i dimë arsyet e mungesës së tyre, por Capital T nuk i hoqi nga repertori bashkëpunimet me ta.

Ai performoi hitin “Lejla” edhe pse Elvana nuk ishte.

Ndërkohë pjesë e koncertit u bënë Ylli Limani, Majk dhe Alban Skënderaj.

Nuk e dimë nëse shtyrja e koncertit për shkak të motit ndikoi në mungesën e artistëve të njohur, por në një konferencë të dhënë më parë, Capital T u shpreh se do të kishte 4 deri në 6 të ftuar.



1 Comment

  1. Kane bere 2 hite bashke, jane miq, Elvana dhe Capital T por si te vije Elvana te kendoje vetem per hir te miqesise pa marre nje dore te madhe lekesh? Ajo per vetem 30 minuta performim ne Shkup mori 11 mije euro.Jepja 11 mije euro dhe aty e ke. Si duket Caapital T paska qene doreshtrenguar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *