• |
ide | kryesore

Video/ Kukësi i fortë me të fortët: Abazaj e Shkurtaj mundin Tiranën dhe marrin kreun

F1, Sport, Video



Kukësi i tregon dhëmbët kampionatin, duke u ngritur në këmbë pas humbjes me Bylis, e duke e nxjerrë Tiranën kokëulur nga fusha për herë të parë në këtë sezon. Fitore duhej dhe fitore mori Shpëtim Duro, që me zgjedhjet e bëra nuk gaboi asgjë: preferoi Elbasan Arenën për ti shpenguar kualitetet që ka në skuadër dhe premiohet nga Abazaj e Shkurtaj në 2-1 që e bashkon me bardheblutë në krye. Zgjodhi Xhikën në portë dhe ish-partizanasi dorëzohet vetëm një herë ndaj Kobinah, që nuk mjaftoi të ruante pathyeshmërinë e Memës.

Kualiteti bën diferencën dhe në të 17 Abazaj bëri të vlejë gjithë investimin, duke shmangur Osmanin përpara se të mundte Bakaj. Avantazh që nuk erdhi i befasishëm, por që shërbeu për të shkundur Tiranën të insistonte në krahë me Halilin në të 21, e po në të djathtë edhe me Kobinah, tre minuta më pas, në kombinimin pikërisht me Halilin. Në të djathtë bardheblutë ishin më fluidë, ndërsa Kale pati jetë të vështirë me Maliqin, i dubluar shpesh nga Rroca. Kukësi funksionoi si një i tërë dhe Shkurtaj i kishte rastet për të shënuar edhe në pjesën e parë, por iu gëzuar golit vetëm 3 minuta pas rifillimit: krosimi i Gavazaj ekzaltoi aftësitë ajërore të vlonjatit që shënoi golin e dytë.

Kukësi administroi dhe përdori kundërsulmin me Shkurtaj, por rrezikoi shumë të shihte një përsëritje të asaj që i ndodhi në Superkupë me Partizanin, kur pësoi golin e Kobinah 7 minuta nga fundi, në një asist brilant të Ngo’o e u tmerrua në të parën shtesë në tentativën e Muçit. Goditja ishte shumë qendrore për të befasuar Xhikën dhe Kukësi sheh përpara me optimizëm, duke u treguar i fortë me të fortët: fitore në ndeshjet direkte ndaj Partizanit e Tiranës dhe tani prêt cfarë do të ndodhë në derbi javën e ardhshme…

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *