• |
ide | kryesore

Ngrihen 6 pika emergjence për banorët në nevojë pas tërmeteve

Arkiva, Lajme, Të fundit

Nisur nga situata e pazakontë e orëve të fundit, ku si pasojë e tri tërmeteve të njëpasnjëshme në vend me epiqendër në Durrës, raportohen 105 të lënduar dhe dëme t ë shumta materiale, Shtabi i Emergjencave në Prefekturën e Tiranës ka vendosur ngritjen e 6 pikave të emergjencave në ambiente të hapura.

Qendrat janë ngritur kryesisht për ata banorë që mund të kenë nevojë për ndihmë, pas lëkundjeve të forta të tërmeteve, që sipas sizmiologëve mund të përsëriten gjatë natës.

Pasditen e sotme, vendi u trondit nga tri tërmete, mes të cilëve njëri ka qenë me magnitude 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, i lokalizuar 30 km në veri të qytetit të Durrësit. Sipas IGJEUM-it, ky është tërmeti  më i forti i shënuar në vend në harkun e 20-30 vjetëve të fundit.

Pikat e Emergjencave do te jene ne:

1- Rr. “3 Deshmoret”, Yzberisht;

2- Liqeni i Thate;

3- “Bulevardi ri”, Kashar;

4- Stadiumi “Dinamo”;

5- Kisha ne Rr. “Don Bosko”;

6- Shkolla “Betim Muco”, Kombinat.

Sherbimet e strukturave te shtabit do te jene prezente ne keto pika.

 

1 Comment

  1. Po portretin e kumanarit e vute? Shtet legen qe ska asnje strukrure funksionale per emergjencat civile. Vene ca gazebo per propagande se per njerzit as ja ndjen hic. Si tha Tautau ? Te nise menjehere vleresimi i demeve . Debil je akoma ne emergjence te plote. Hapi i pare eshte ndihma ndaj te plagosurve. Hapi i dyte evidentimi i te gjitha ndertesave potencialisht te rrezikshme dhe largimi qofte edhe me force i banoreve qe rrezikohen. Per vleresimin e demeve ka kohe neser pasneser . Deshire te keni per ti zhdemtuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu