• |
ide | kryesore

Meta sfidon Ramën dhe ministrat e tij, publikon shpenzimet për bileta avioni dhe hotele

Lajme, Të fundit



Presidenti Meta, në një rast të pazakontë për një zyrtar të lartë shteti ka bërë sot publike të gjitha shpenzimet për udhëtimet e punës, jashtë vendit. Me këtë transparencë, Ilir Meta duket se sfidon Ramën dhe ministrat e tij që akuzohen për shpenzime marramendëse në udhëtime. Pak kohë më parë portali “Faktoje.al” publikoi faturat e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila kishte shpenzuar 700 euro/nata në hotel. Më tej, kjo media shkroi se ministrat e tjerë kanë refuzuar të bëjnë transparencë për shpenzimet e tyre për udhëtimet jashtë vendit.

Njoftimi i plotë i Presidencës:

Në përgjigje të interesimit të mediave, që kanë kërkuar nga Institucioni i Presidentit të Republikës detaje lidhur me:

Sa herë ka lëvizur Presidenti i Republikës, në udhëtime zyrtare jashtë shtetit për periudhën janar 2018 – qershor 2019 dhe në cilat destinacione?

Sa udhëtime ka kryer me avion dhe në çfarë klasi?

Sa ka qenë kostoja e secilit prej udhëtimeve, bileta, akomodim, dieta?

Sa kanë qenë gjatë kësaj periudhe, zëri në buxhet për udhëtime jashtë vendit?

Sqarojmë se:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, nga marrja e detyrës në 24 korrik 2017, deri në gusht të vitit 2019 ka realizuar:

59 vizita shtetërore, zyrtare dhe pune jashtë vendit, nga të cilat 36 prej tyre me avion.

Nga 36 udhëtimet me avion, Presidenti Meta nuk ka udhëtuar asnjëherë me First Class apo Charter.

Presidenti ka udhëtuar kryesisht me Business Class (26 udhëtime), por edhe me

Economic Class (10 udhëtime), vlera e të cilave në vite është si më poshtë:

Për vitin 2017: 7156 euro (bileta avioni)

Për vitin 2018: 24384 euro (bileta avioni)

Për vitin 2019: 24217 euro (bileta avioni)

Udhëtimi kryesisht në Business Class është zgjedhur si mundësi për udhëtim të sigurtë, që garanton fleksibilitetin e ndryshimeve të itinerareve të udhëtimit për shkak të axhendës, pa paguar kosto shtesë, si dhe ka garanci të plotë në transferimin e bagazheve.

Gjatë viteve 2017, 2018 dhe 2019, Presidenti i Republikës ka qëndruar në total 141 ditëjashtë vendit.

Vlera totale e trajtimit financiar me dietë të përfituara për 141 ditët e qëndrimit jashtë vendit ka qenë në vlerat: 12600 euro dhe 4260 USD.

Trajtimi me dietë i Presidentit të Republikës realizohet në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.870, Datë 14.12.2011 “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë vendit”, Lidhja 1.

Nga 59 vizita shtetërore, zyrtare dhe pune që Presidenti i Republikës ka realizuar jashtë vendit, vlera totale e shpenzuar për akomodimin në hotel jashtë vendit nga buxheti i Institucionit të Presidentit ështënë vlerën 19322 euro.

Akomodimi në hotel realizohet në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.870, Datë 14.12.2011 “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë vendit”, pika 9, gërma a.

Kryesisht rezervimet në hotelet jashtë vendit janë realizuar në bashkëpunim me përfaqësitë tona diplomatike jashtë vendit.



1 Comment

  1. Ketyre vetem ZOTI i MADH u ardhte hakut, keta hajdute te vrasin e te qajne, te vjellin dhe te shajne. O sizmolog pse duhet qe ne per ty te paguajme vetem per biletat udhetimesh per qef qe ben ti ne bote 60000€ po per zagaret qe te shoqerojne sa kemi paguar? Ore hajdut ordiner po ato 20000€ per akomodim pse i ke marre, ato pare paguhen nga buxheti i perfaqesive, po zagaret qe te shoqerojne sa kemi paguar? O ordiner si vete dhe merr 16000€ per dieta nderkohe qe cdo gje e ke falas, po zagaret qe te kane shoqeruar sa kane marre? Haram i paci dhe HAKU I MADH ju ardhte hakut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *