• |
ide | kryesore

“Monza ime do ta mundte 3-0 këtë Milan”: goditje e ulët për kuqezinjtë nga… Berlusconi

Sport



Milan i Giampaolo e ka të vështirë të gjejë ritmin, ndërkohë që Monza e Brocchi po fluturon me katër fitore në katër. I kënaqur Silvio Berlusconi që tani është i përqendruar mbi projektin për ta cuar skuadrën fillimisht në B e pastaj në Serie A. Në të ardhmen e afërt, ish-presidenti i Milan, ka në mendje edhe idenë për një miqësore mes të tashmes e të shkuarës: “Kam folur me presidentin aktual të Milan e i kam thënë të organizojmë një miqësore: fitojmë ne 3-0, po e ekzagjeroj”. Një batutë, por edhe një pickim për teknikun e ri kuqezi Giampaolo dhe mënyrën e drejtimit të skuadrës.

Prej gjithmonë i dashuruar pas lojës së bukur, pronari i Monza buzëqesh: “Kush e ka parë Monza kohët e fundit ka ndjekur ndeshje zbavitëse, duket efekti i skemave të studiuara nga unë, Brocchi e Galliani”. Në shënjestër një rekord historik për klubin e vogël: “Nëse nesër fitojmë në Lecco, do të marrim për herë të parë në histori pesë fitore radhazi në start kampionati”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *