• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i sizmiologut: Lëkundjet do të vijojnë edhe në javët e ardhshme

Lajme, Të fundit

Ekspertët sizmiologë bëjnë të ditur se rreziku nga tërmeti nuk ka kaluar.

Profesor Rrapo Ormeni i pyetur nga Panorama.al, bën të ditur se termeti me epiqendër në Durrës me magnitudë 8 ballë, është ndjer dhe në qytetin e Tiranës deri në 7 ballë.

Sipas tij, termetet nuk mund të parashikohen, por sipas rregullave të sizmiologjisë, vatra e termetit do të ketë goditje të tjera më vogla në vijim.

Ai ka thënë se termeti mund të ripërsëritet ditën e sotme, por dhe në ditët në vijim, gjithashtu mund te ketë lëkundje edhe në javët e ardhshme derisa vatra të shuhet plotësisht.

“Ne gjykojmë që goditjet kryesore kanë kaluar, por në vazhdim mund të ketë pasgoditje.

Tërmeti në Durrës është ndjer deri në 8 ballë, çka ka shkaktuar dëme në ketë zonë, ndërkohë që në Tiranë është ndjerë deri në 7 ballë.

Ky termet do të shoqërohet me pasgoditje që të vazhdojnë me ditë, javë apo edhe deri në muaj mund të vazhdojnë sepse është një termet i konsiderueshëm. Por jemi të mendimit që pasgoditjet me kalimin e kohës do të vijnë duke u shuar. Do jenë gjithmonë e më të vogla deri sa të shuhen dhe deri sa të vendoset gjendja e ekuilibrit.

Tërmetet nuk parashikohen, por goditja kryesore shoqërohet me një pasgoditje dhe sipas ligjeve të termeteve. Por ndonjëhërë pasgoditja që është me e vogël se goditja kryesore, ndonjëherë në zonën e hidrocentraleve mund të jetë e rrezikshme, pasi goditja ka shkaktuar dëme në godina edhe ndërtesa dhe pasgoditja e gjën të gatshme dhe pasgoditjet mund të sjellin dëme”, tha për Panorama profesor Rrapo Ormeni.

 

 

 

2 Comments

  1. Te thote cfare te doje qeveria, por teatri kombetar rezistoi termetit te fuqishem, por te shohim a do ti rrezistoj korrupsionit te paepur rilindas!

  2. Pse vendosni tituj te bujshem thjesht per te terhequr klikime.?
    Specialisti, shpjegon drejt se fo te keye disa pasgoditje, me te vogls, deri ne shuarje.
    Mos perhapni panik vetem per pak klikime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu