• |
ide | kryesore

Për 6 orë 12 tërmete, Shqipëria nën terrorin e lëkundjeve të fuqishme

Lajme, Të fundit



Paniku ka mbërthyer vendin, pasi një total prej 13 tërmetesh është regjistruar që prej pasdites së sotme.

Lëkundjet sizmike kanë vijuar të jenë aktive në mënyrë konstante në detin Adriatik. Megjithatë, vetëm tri prej tërmeteve kanë qenë të fuqishme, mes të cilëve njëri arriti magnitudën 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, i lokalizuar 30 km në veri të qytetit të Durrësit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, ky është tërmeti më i forti i shënuar në vend në harkun e 20-30 vjetëve të fundit.

Këto tërmete të njëpasnjëshme kishin si epiqendër qytetin e Durrësit, por u ndjenë edhe në kryeqytet, ku raportohen me dhjetra të lënduar dhe dëme të shumta materiale.

Lëkundja e fundit është shënuar në orën 22:00 me epiqendër, 7 km në veri të Durrësit ose 32 km nga Tirana. Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *