• |
ide | kryesore

Rama në TCh, ‘kyç’ gojën për dënimin e Saimir Tahirit: Është një çështje e drejtësisë (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama tha sot se Saimir Tahiri është një çështje e Drejtësisë. I pyetur nga Top Channel, Rama thotë se çdo përgjegjësi në raport me ligjin e kujtdo është personale.

Përgjegjësia e forcës politike dhe Qeverisë është mënyra se si reagon ndaj cilitdo që ka problem me ligjin. Në këtë aspekt thotë Rama jemi një shembull i pakonkurrueshëm në historinë e këtyre 30 viteve.

Ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri foli sot për dënimin e tij nga gjykata krimeve të rënda duke thënë se do të vazhdojë betejën ligjore duke apeluar vendimin. Por ai quajti presion qëndrimin amerikan. Ambasdada e Shteteve të Bashkuara e quajti dënimin e tij shkurajues në krahasim me akuzat.

Zoti Kryeministër. Si e pritët vendimin e dënimit për shpërdorim detyre të Saimir Tahirit, i vlerësuar nga ana juaj si ministri kampion?

Është një çështje e drejtësisë dhe unë s’kam komentuar e as komentoj dhe s’kam gjë për të thënë.

Kur prokuroria kërkonte arrestimin e Saimir Tahirit më 23 tetor 2017 në mbledhjen e grupit parlamentar deklaruat: “Uroj që të mos e kem pishmanin e jetës time politike gjithçka kam dhënë dhe gjithçka kam marrë nga Saimir Tahiri. ‘Unë e dua Saimirin, por sot, më shumë se Saimirin dua drejtësinë të më tregojë të vërtetën. Drejtësia foli zoti kryeministër. A është tashmë zoti Tahiri pishmani juaj?

Kjo është një çështje e drejtësisë dhe unë s’kam asgjë për të thënë sepse procesi vazhdon.

A keni ju zoti Kryeministër përgjegjësi morale dhe politike për këtë dënim pasi Saimir Tahiri ishte një prej bashkëpunëtorëve dhe një prej ministrave tuaj më të rëndësishëm?

Nuk kam asnjë koment për të bërë sepse është një çështje e drejtësisë. Nga dita e parë deri në ditën e fundit kam qenë dhe mbetem i idesë se çdo përgjegjësi në raport me ligjin e kujtdo qoftë është personale, ndërkohë që përgjegjësia e forcës politike apo e Qeverisë është mënyra se si reagon ndaj cilitdo që ka një problem me ligjin. Në këtë aspekt besoj se jemi një shembull i pakonkurrueshëm në historinë e këtyre 30 viteve./ TCH



6 Comments

  1. O shpellare e shurranjose te lapsit bashke me shkullakun,rama bere salihun tuaj te flase me vete dhe te Leh si qen rrugesh jo me tahirin qe po lufton per te drejten e tij,rama nuk eshte salihu qe I denonte te vetet pa shkuar ne gjykate

  2. Bravo Rame. Mjeshter shahu je.
    Mire ja ben kujtdo qe i hyn vetja ne qejf. Pavaresisht se e le te lire ai beri sikur ishte ne bahcen e tij.
    Loja ka rregulla dhe kodet e saj.

    1. Dikush qe e lu mbretin si mbretreshe se ashtu i teket mjeshter shahu eshte normal, puna eshte se s’do kush me lujt me te.

  3. U familjen Rames dhe ketyre te aemrave qe han mut ne llogari te Ramderrr droges cfardrejtesi kurkyderrr e kanedzar krejt cohuni o shqiptar te zhdukni. kete derr mederrat qe i shkojn. pas

  4. Tre komente,me te njenjtin emer.A eshte normale?Pyetja behet me shume per portalin,qe i lejon.Une mendoj,se nuk eshte problemi tek Rama,qe jep pergjigje,pa iu pergjigjur pyetjes-kjo eshte “karagjozllek”,.Pyetjes,sido qofte ajo,ose pergjigjiu normalisht,ose me nje no koment,mbylle. Por problemi me i madh eshte tek gazetaret,te cilet e dine shume mire “vesin” e ketij njeriu qe na ka rene per hise (per budallellek te vete votuesve),per ta patur si kryeminister,nuk duhet t’i drejtojne pyetje,per te cilat ata e dine mire,qe nuk do te marrin pergjigje.Nje pjese e gazetareve,ne fakt duket qarte,qe pyetjet i kane te “servirura”,nga vete i gjati,por,ndersa pjesa tjeter (shume me e vogel),jane preh e pa-aftesise se tyre.Shkurt e hajne buken kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *