• |
ide | kryesore

Rekordmeni Buffon: me 902 prezenca, arrin Maldinin

Sport



Në 19 maj 2018, në xhiron e fundit rreth stadiumit, Gigi Buffon, ndoshta mendonte se nuk do të kthehej më tek Juventus, por pas një vitit me Psg, u kthye në shtëpi, duke vënë në shenjestër një rekord. Juventus-Verona ishte ndeshja e fundit e Buffon në Stadium, i njëjti kundërshtar që bardhezinjtë do të përballojnë pasditen e sotme, kur Gigi të bëjë debutimin, në aventurën e dytë me bardhezinjtë.

REKORDI — “Të shtunën luhet një ndeshje që për mua nuk mund të jetë kurrë normale”, ka shkruar në Instagram portieri, duke treguar gjendjen shpirtërore me një imazh nga ajo Juventus-Verona e fundit. Nuk do të jetë normale as herën e dytë, edhe sepse do ti lejonte Gigi të arrinte Paolo Maldini në krye të klasifikimit të lojtarëve italianë me më shumë ndeshje me klubet: bëhen 902 mes Parmës e Juventus. Pastaj mjafton edhe një ndeshje për të marrë kryesimin absolut. Gigi, për më tepër, ndjek ish-mbrojtësin e Milan edhe për ti marrë kryesimin për ndeshje në Serie A: 640 kundër 647.

JETA SI I DYTË— Buffon është kthyer pa pretendime e jo rastësisht Szczesny, më shumë se një rival e konsideron aleatin e tij më të mirë. “Të stërvitem me të është një eksperiencë e pallogaritshme – ka thënë titullari i Juventus në një intervistë në Poloni -. Nuk mund të përshkruhet sa një portier mund të mësojë prej tij”. Buffon është i ndërgjegjshëm për rolin e tij të ri tek bardhezinjtë e për faktin se, në moshën 41 vjecare, duhet të punojë dyfish për të qenë gati. E ky është rasti i duhur për të nisur periudhën e Buffon II.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *