• |
ide | kryesore

Rruga e TEG-ut/ Frika nga tërmetet, qytetarët braktisin automjetet (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Dy tërmetet e fuqishme që tronditën mbarë vendin pasditen e sotme, kanë shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët kanë braktisur banesat dhe u janë drejtuar shesheve, në kërkim të sigurisë dhe të shmangies së lëndimeve.

Por, njësoj të frikësuar kanë qenë edhe drejtuesit e automjeteve, të cilët sikurse shihet në videon bashkëngjitur më poshtë të siguruar nga Lapsi.al, kanë parkuar makinat në anë të rrugës në afërsi të qendrës tregtare TEG, duke ndërprerë rrugëtimin e nisur.

Pak më herët, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Mjedisit dhe Ujit (IGJEUM) ka dhënë një njoftim lidhur me dy tërmetet e fuqishme që u ndjenë në mbarë vendin rreth dy orë më parë.

Sipas IGJEUM-it, tërmeti me magnitude 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, i lokalizuar 30 km në veri të qytetit të Durrësit, është më i forti i shënuar në vend në harkun e 20-30 vjetëve të fundit.

Shërbimet e emergjencës kanë njoftuar se pas lëkundjeve të njëpasnjëshme të dy tërmetëve, kanë marrë thirrje për ndihmë  nga personat e lënduar.

Paraprakisht, raportohet të janë plagosur rreth 50 persona.

 



1 Comment

  1. E njejta menyre sic lene Shqiperine 500 mije vete, nga paniku. Sikur ta vije kameren cdo dite neper aeroporte,ambasada, pika kufitate. Bejeni, se keni per te pas per dite panik per audience

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *