• |
ide | kryesore

Rudina Dembacaj drejt divorcit?!

Paparazzi, Slider



Ditën e sotme, në mediat rozë ka qarkulluar lajmi se aktorja e humorit dhe moderatorja e emisionit “Mos i fol shoferit” Rudina Dembacaj i ka dhënë fund martesës me partnerin dhe babanë e vajzës së saj, Aleksin.

Ka qenë portali “Dosja.al” që ka publikuar lajmin, ku theksohet se prej një viti, Rudina nuk ka postuar as edhe një foto të vetme me bashkëshortin në rrjetet sociale, ndërkohë që në intervistat e fundit ajo i është referuar Aleksit si “babai i Viktorias”, çka ka ngritur dyshimet se ai vërtet mund të mos jetë më bashkëshorti i saj.

Vetë Rudina ende nuk ka reaguar publikisht për këto zëra.

E kontaktuar nga “iconstyle.al” lidhur me lajmet që kanë qarkulluar, Dembacaj është shprehur se për momentin nuk dëshiron të flasë për këtë çështje, pra mbetet për t’u parë nëse zërat pë ndarjen janë të vërtetë.

Rudina dhe Aleksi kanë kurorëzuar në martesë lidhjen e tyre në vitin 2016 dhe fryt i kësaj dashurie është vajza e tyre Viktoria, e cila tashmë është 2 vjeçe.



2 Comments

  1. Pergjigja e Rudines,eshte shume e qarte.Pra ndarja ka ndodhur,por ndofta pret zyrtarizimin e divorcit,per te folur,ashtu sic deshereron ajo- pa doreza,sikur eshte ne ndonje “rol”.Populli thote,mendja e madhe,e keqja e vehtes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *