• |
ide | kryesore

Shqipëria “gjunjëzohet” nga tërmetet. Meta niset drejt Durrësit, epiqendrës së lëkundjeve

Lajme, Të fundit

Pas tre tërmeteve të regjistruara në vend në harkun kohor të tri orëve, presidenti i Republikës, Ilir Meta, është nisur drejt qytetit të Durrësit, ku u lokalizua edhe epiqendra e lëkundjeve të forta.

Pas pak minutash, Meta pritet të mbërrijë në Prefekturën e Durrësit, ku do të zhvillojë një takim me prefektin Roland Nasto, për t’u njohur në detaje me pasojat që shkaktuan tërmetet.

Pasditen e sotme, vendi u trondit nga tri tërmete, mes të cilëve njëri ka qenë me magnitude 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, i lokalizuar 30 km në veri të qytetit të Durrësit. Sipas IGJEUM-it, ky është tërmeti  më i forti i shënuar në vend në harkun e 20-30 vjetëve të fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu