• |
ide | kryesore

Skerdi Ago drejt altarit

Paparazzi, Slider



Rreth një muaj më parë, reperi i njohur shqiptar Skerdi Ago surprizoi fansat e tij me lajmin se së shpejti do të bëhej baba, pasi e dashura e tij, gazetarja Vesa Rama është në pritje të ëmbël.

Megjithatë, kjo nuk paska qenë surpriza e vetme pasi së fundmi, reperi ka deklaruar se dyshja është në prag të martesës.

I pyetur nga një ndjekës në Instagram nëse ai dhe Vesa do të bëjnë dasmë, Skerdi është përgjigjur:  “Po, bashkë dhe me bebin!”

Pra pas lindjes së vogëlushit/es, çifti do të bëjë dasmën e shumëpritur që me shumë gjasa do të jetë e mbushur me të ftuar VIP.

Tashmë Vesa është 5-muajshe shtatzënë, pra me shumë mundësi, dasma do të mbahet verën e ardhshme.

Skerdi dhe Vesa e konfirmuan lidhjen e tyre për herë të parë gjatë dasmës së miqve të tyre, reperit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *