• |
ide | kryesore

Sot konferenca për media, çfarë pritet të zbulojë Saimir Tahiri?

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka lënë për sot komunikimin me mediat për ditën e sotme. Ka qenë vetë Tahiri ai që njoftoi shtyrjen e daljes së tij, ku do të sqaronte dhe vendimin e Krimeve të Rënda, për të shuar kështu edhe kureshtjen e madhe të opinionit publik.

“Nesër në 11;30 shihemi ‘live’ këtu, për të shpjeguar të vërteten time, deri në këtë stacion të parë ?”, shkroi Tahiri dje.

Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda vendosi mbrëmjen e së enjtes të shpallte fajtor ish-ministrin e Brendshëm vetëm për shpërdorim detyre duke rrëzuar akuzat për trafik ndërkombëtar droge e korrupsion. Në përfundim dënimi me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, ulet me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe shkon në 3 vite e 4 muaj burg por konvertohet në shërbim prove për të njëjtën periudhë.



2 Comments

  1. E para Tahiri me vendim gjykate duhet te filloje denimin dhe nese i do qefi mund ta apeloje.
    Do japi kodet e rralles qe i eshte mirnjohes Edi Rames, dhe do japi shenja qe gjoja eshte i forte ne politike dhe ne PS. Varet nga serioziteti qe do kete sepse krimi leku eshte i keq dhe sot do shohim a do haje nonji kokerr plumi

  2. Asgje nuk do thote . Do ju shaje ju si media dhe portale qe keto 2 vjet cfare nuk keni thene kundra tij. Sidomos keta te lapist qe e kishin gjykuar dhe denuar qe para dy vitesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *