• |
ide | kryesore

Zbulimi i Overmars: “Presidenti i Real Perez ka goditur me grusht drejtorin e Ajax, pas golit të katërt”

Sport

Fitorja me rezultatin 4-1 në Santiago Bernabeu kundër Real Madrid, në ndeshjen e kthimit të 1/8 të finaleve të Champions League ishte një nga pikat më të larta të arritura nga Ajax në sezonin e kaluar. Një ndeshje që në kampin hollandez, do ta kujtojnë gjatë, me përrallën e Heshtarëve të ndërprerë vetëm në gjysëmfinale. Por suksesi i madh krijon edhe mëri të madhe dhe pas golit të katërt të Ajax presidenti i merengues, Florentino Perez ka goditur drejtori i përgjithshëm të hollandezëve, duke shkaktuar për pak një rrahje.

Edwin Van der Sar, drejtori i përgjithshëm i Ajax, i kujton kështu ato orë tensioni e lumturie: “Në rastin e tre golave të parë mu desh të përmbahem, sepse isha ulur në krah të presidentit të Real, por tek goli i katërt…”. Fjalë që janë ndjekur edhe nga ato të drejtorit sportiv Marc Overmars, që, sipas asaj që bën të ditur AS, ka zbuluar episodin e pazakontë. “Van der Sar nuk e tregoi të gjithë historinë: Florentino Perez e goditi dhe unë ndërhyra për të qetësuar situatën …”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu