• |
ide | kryesore

Bilanci i tërmetit/ 569 shtëpi të dëmtuara, 52 pallate, 5 shkolla, 132 të lënduar…

Lajme, Të fundit



Tërmeti i së shtunës 7.5 ballë që goditi vendin tonë shkaktoi dëme të shumta materiale si dhe persona të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake zyrtare nga shtabi i emergjencave dhe Ministria e Shëndetësisë 132 persona u paraqiten për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit dhe të Tiranës, kryesisht me dëmtime të shkaktuara nga rrëzimet apo goditjet. Për fat të mirë tërmeti më i fuqishëm i 3 dekadave të fundit nuk shkaktoi asnjë viktimë.

Pjesa e madhe e pacientëve kanë lënë spitalet dhe vetëm 10 prej tyre po marrin shërbimin mjekësor, 7 në spitalin e Traumës dhe 3 qytetarë në spitalin e Durrësit. Sipas të dhënave që jep Tv Klan deri tani numërohen 569 banesa të dëmtuara si dhe 52 pallate. Nuk mungojnë dëmet në edhe në 5 shkolla, një qendër shëndetësore, 4 automjete, një kabinë elektrike dhe 1 urë të varur.



2 Comments

  1. jane vrare duke u shtyre per te zbritur shkallet..Ndersa ndertesat, jane shumica “veper” e tenderave te kryetare te bashkive te ridhjerjes per zbukurim, ose shtesa pallatesh pa leje..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *