• |
ide | kryesore

Chelsea pret heqjen e dënimit në merkato: objektivi i parë është Hysaj

Sport



Elseid Hysaj nuk përflitet për herë të parë për një kalim tek Chelsea, por ka një ndryshim me sezonin e kaluar: atëherë Maurizio Sarri sapo u transferua në Londër dhe të preferuarin e tij dëshironte ta merrte me vete. Natyriosht diktati që vendosi De Laurentiis me akordin me teknikun për të mos marrë me vete lojtarë të Napolit, menjëherë pasi Sarri tërhoqi në Stamford Bridge Jorginho bëri të vetën, por më tepër ishte prezenca e Azpilicueta dhe Zappacosta që i bëri bllokadë shqiptarit.

Tani, pas një sezoni me ulje e ngritje në Napoli, e një mungesë mirëkuptimi me Ancelotti, për kapitenin e kombëtares kuqezi rruga e vetme mbeti ajo e daljes: cmimi i lartë i vendosur nga presidenti napoletan dhe luhatjet në prezenca e lanë shkodranin në Napoli, por ndoshta jo për shumë kohë.

Sipas Express në kampin e Chelsea ka shumë besim mbi faktin që dënimi i Fifa në merkaton hyrëse do të ndërpritet: në atë rast, objektivi i parë do të ishte Elsaid Hysaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *