• |
ide | kryesore

“Eskobarët” shqiptarë që qëndrojnë pas 580 kg kokainë të kapur në Pire

Lajme, Të fundit



Të dhëna të reja për rrjetin global të trafikut të kokainës pas zbulimit të 580 kg kokainë të pastër të fshehur në 12 kontejnerë me banane në portin e Pireut. Agjencitë greke dhe ato të hyaja të zbatimit të ligjit po marrin seriozisht në konsideratë se Greqia mund të jetë vënë në shënjestër të karteleve latino-amerikane që dërgojnë tonelata me atë që quhet “zonja e bardhë” në portet greke dhe ato të Europës.

Sipas një shkrimi të gazetës greke “Protothema” ky zhvillim lidhet me faktin që në 2018-ën policitë evropiane sekuestruan sasi të mëdha të kokainës në portet e Belgjikës dhe Vendeve të Ulëta që në total numërojnë 50 ton. Kështu, mafia në bashkpëunim me grosistë shqiptarë të kokainës në kërkim të rrugëve të reja ia kanë vënë syrin Greqisë, por ndoshta sekuestrimi i sasive të mëdha ka prishur ndonjë plan të tyre.

Në të njëjtën kohë, pas sekuestrimit të 580 kg kokainë dhe arrestimit të 4 personave, policia greke është vënë në kërkim të “kapove” të mëdhenj që fshihen pas transportuesve. Fakti që 2 prej kontenierëve u larguan nga porti i Pireut për atë të Durrësit ka hedhur dyshime te hetuesit se pas kësaj dërgese qëndrojnë mafiozë shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Gushtin e kaluar autoritetet greke sekuestruan 52 kg kokainë në një kontejner me banane në portin e Selanikut. Autoritetet vendosën të thellohen në hetime dhe abuluan se ajo pjesë e një dërgese më të madhe. Hetuesit e vendosën sërish drogën në vendin ku e gjetën dhe e lanë disa ditë duke e vëzhguar, por askush nuk u paraqit derisa ishin vetë policët që e tërhoqën sërish.

Kjo i bëri hetuesit edhe më kuriozë dhe hapën një tjetër hetim. Në porte u vendosën kamera me rezolucion të lartë ndërsa kalonin në filtër më shumë kontejnerë që vinin nga Amerika Latine. Pas kontrolleve të të paktën 100 kontejnerëve të tillë u zbulua se në 12 kishte 580 kg kokainë. gjithsesi 4 të arrestuarit u liruan sepse nuk u gjetën lidhje direkte të tyre me drogën. Ata ishin shoferi i një per kontejnerëve, një agjent doganor, drejtori i një firme bananesh dhe një sipërmarrës.

Ata mbeten nën hetim nëse janë të përfshirë në trafikun e drogës apo janë thjesht viktima të karteleve ndërkombëtare apo të shantazhuar nga kapot e mafias vendase. Hetimet e deritanishme kanë treguar se mafiozët shqiptarë që jetojnë në Greqi qëndrojnë pas këtij rasti, por që kontrollojnë edhe pjesë të tregut evropian duke dërguar përfaqësues edhe në vendet e Amerikës Latine.

Bllokimi në Anversë të Blegjikës një vit më parë i 50 tonëve kokainë duket se i ka vënë në lëvizje grupet mafioze për të kërkuar linja të reja. Për herë të parë u zgjodh edhe ishulli i Maltës ku autoritetet gjetën në dy kontejnere me banane që vinin nga Ekuadri 144 kg kokainë të pastër. Kjo ngarkesë duhet të vinte në Durrës dhe në Malin e Zi.

Bllokimi duket se i turbulloi “eskobarët shqiptarë” dhe duket se ata ia vunë syrin Greqisë. Fakti që edhe në portet e Pireut dhe Selanikut kanë rënë në duart e autoriteteve sasi të mëdha kokaine këto grupe ndoshta i ka bërë të kërkojnë sërish rrugë të reja. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Dmth edhe nga droga ne Belgjike edhe nga ajo ne Al, asnje shqiptar nuk resulton pergjegjes. Githsesi kjo se pengon lapsin te bej fajtore “eskobaret shqiptare”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *