• |
ide | kryesore

F1/ Hamilton dyshues tek Ferrari: “Nuk e di ku e gjetën këtë ritëm”

Sport



Lewis Hamilton priste një fundjavë ndryshe e përkundrazi surpriza e parë e keqe mbërriti që në kualifikueset e Singapore. “Nuk e di ku e gjeti Ferrari këtë ritëm, nuk dukeshin ata në pistë. Leclerc bri një xhiro të jashtëzakonshme. Për të qenë përpara kisha nevojë për dicka speciale. Jam i sigurtë se preka edhe murin gjatë xhiros. Jam i kënaqur që jam në vijën e parë, do të provoj ti befasoj në garë. Mund të jemi agresivë”, ka thënë anglezi i Mercedes.

“Mendonim se do të luftonim me Red Bull, nuk e prisnim që Ferrari të ishte kaq i fortë e të na duhej të qendronim pas tyre. E pata të vështirë të luftoja, por perspektiva është se do të jetë një garë e bukur “, tha Hamilton në konferencë për shtyp. Pas një gjysme të parë sezoni për tu harruar ku Mercedes merrte praktikisht gjithnjë dy vendet e para, duke i dhënë një ndihmë të madhe Hamilton të shkojë drejt titullit kampion, gjërat kanë ndryshuar si me dorë në tre garat e fundit, ku Ferrari është kthyer të jetë fitues…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *