• |
ide | kryesore

F1, Vettel kthehet të shkëlqejë: në Singapore, Mercedes përulet para Ferrarit

Sport



Sebastian Vettel ka rilindur: mbi cirkuitin e Singapore është kthyer tek fitorja pas më shumë se një viti. Për gjermanin e Ferrari një strategji perfekte që i ka lejuar të kalojë Charles Leclerc e Leëwis Hamilton me një pit stop të parakohshëm. Katër herë kampioni i botës më pas është mbrojtur nga sulmet e shokut të skuadrës, që mbërriti finishin i dyti. Në podium edhe Verstappen (Red Bull), që ka arritur të mbajë pas Hamilton (Mercedes).

Sebastian Vettel i është përgjigjur si duhet të gjithë kritikave pas periudhës së zezë e gabimeve në Monza. 392 ditë nga suksesi i fundit, gjermani i ka dhënë fund shterpësisë dukè u kthyer në shkallën më të lartë të podiumit në një GP të cmendur, të vështirë për ta deshifruar, e të gjatë 2 orë. Seb e ka ndërtuar suksesin falë një strategjie perfekte. Një “undercut” që ka mashtruar Hamilton e edhe shokun e skuderisë Leclerc, më tepër i zhgënjyer nga urdhërat e marra nga Ferrari.

Triumf i dyfishtë i Ferrari, por ka buzqëeshur Leclerc që është ndjerë disi i vjedhur për një fitore që e kishte në xhep. I nisur nga pole, numri 16 ka treguar megjithatë se është në një formë të shkëlqyer dhe tani frikëson cdo kundërshtar…edhe një si Hamilton.
Zhgënjim ndërkohë për Mercedes që ka humbur podiumin me Hamilton, duke tentuar një strategji ndryshe. Pa ritëm, Lewis ka qenë në vështirësi të madhe pas Red Bull të Verstappen, që i ka bërë shoqëri ferraristëve në podium. Botërori është i sigurtë për anglezin, por duhet një reagim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *