• |
ide | kryesore

Ish-portieri i Lazio ka rezerva për Strakoshën: “Prisja më shumë. Ka kualitet, por…”

Sport



Marco Ballotta, një që portën e Lazio e ka mbrojtur deri në 2008, kohë kur i dha fund karrierës në fushën e lojës, flet për skuadrën me të cilën ka luajtur për gjashtë vite, të ndara në dy periudha dhe për një prej yjeve të bardhekaltërve, portierin e kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha. Shqiptari nuk e entuziazmon portierin që mban rekordin e vjetërsisë në fushë në Serie A dhe Champions League (43 vjec e 164 ditë), sepse Ballotta priste më shumë nga titullari i Lazios. “Kam frikë se është ky maksimumi i Strakoshës. Pritet gjithnjë dicka më tepër, por nuk ndodh. Eksperiencën e fiton vit pas viti, është e qartë. Nga ai prisja më shumë, kishte kualitet e mund të përmirësohej shumë”.

Duke u përqendruar më pas tek momenti i Lazio, jo shumë entuziast, Ballotta beson se organika e bardhekalërve mund të jetë e denjë për zonën Champions: “Sipas meje mund të arrijë, natyrisht nuk vjen vetë. Do ta luajë me të zakonshmit: Roma, Milan, Atalanta. Pòr sipas meje Atalanta nuk reziston dot në tre kompeticione, Milan nuk duket mirë. Kështu që Lazio mund të jetë forca e katërt e këtij kampionati”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *