• |
ide | kryesore

“Jemi Barcellona, kemi detyrim të fitojmë…”: Suarez është një stuhi në auokritikën e tij

Sport



Moment i komplikuar në kampin e Barcellona. Përvec humbjes në kampionat, këtë herë në transfertën kundër Granada, blaugranat nuk kanë gjetur ende fitoren jashtë murëve të Camp Nou, në këtë sezon të Liga. Në një intervistë për Movistar +, pas humbjes befasuese, Luiz Suarez nuk përdor asnjë justifikim, por bën autokritikë.

Asnjë lojë fjalësh nga sulmuesi i Barcellona pas 2-0 të pësuar: “Është një humbje që të dhemb shumë, që sjell shqetësim e që duhet ta analizojmë. Duhet të bëjmë autokritikë për të qenë në gjendje të përmirësohemi”, ka thënë Suarez i nervozuar. “Të marrësh golin e parë në atë mënyrë i komplikoi gjërat. Nuk ishim të aftë të kthenim ndeshjen e të gjenim pozicionet e duhura për të goditur”.

E për rekordin negativ të transfertave, ku Barcellona këtë vit nuk ka arritur ende të gjeje fitoren, uruguajani i ka idetë e qarta: “Duhet të analizojmë ndeshjet që luajmë jashtë, shpesh nuk jemi efikasë në raste të ndryshme. Jemi Barcellona e duhet të mendojmë se e kemi detyrim të shkojmë në transfertë për të fituar ndeshjet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *