• |
ide | kryesore

Katër të fundit ndajnë pikët: goleadë në Vlorë, traversat bëjnë ndeshjen në Shkodër

F1, Sport, Video



Përplasja e fundit të renditjes ka rezultuar e denjë për statusin që kishin katër skuadrat e përfshira. Dy barazim dhe asnjë lëvizje në klasifikim, përvec faktit se Flamurtari në javën e pestë më në fund mori pikën e parë në kampionat. 3-3 kundër Lacit nuk do të kishte asgjë për tu ankuar, nëse nuk do të ishte për faktin që vlonjatët kishin nevojë për pikë si për oksigjen.

Një ndeshje rokamboleske për kuqezinjtë e Sadedinit, që pasi kishin pushuar në mesjavë, duke lënë të rinjtë të luanin në Kupën e Shqipërisë, i vështirësuan ndeshjen Lacit, duke shnuar 3 herë në prapavijën e një eksperti si Starova. E megjithatë, kurbinasit rikuperuan e përmbysën brenda në Vlorë, duke shkuar pranë një fitore, nëse sdo të ishte për golin e Harunit 5 minuta nga fundi. Ka dicka që nuk bind tek ky Flamurtar dhe këtë e pohon edhe tekniku Sadedini pas ndeshje, cështja është se me 5 ndeshje e një pikë kuqezinjtë janë favoritët kryesore për të lënë Superioren më shpejt se të gjithë.

Në anën tjetër, fitorja do të kishte qenë shumë e rëndësishme për Flamurtarin, në dritën e barazimit tjetër në Shkodër, aty ku Vllaznia nuk mundi dot Luftëtarin. Vlonjatët do ishin futur në lojë, por nuk mundën dhe janë tani 5 pikë nga zona e shpëtimit.

Problem do të jetë gjithashtu edhe për Vllazninë, dalja me një 0-0 nga Loro Borici përballë Luftëtarit. Gjirokastritët janë rivali direkt dhe nëse nuk i mund në shtëpi, atëherë peshorja anon nga ana e tyre. Bluezinjtë kanë marrë bonuese ndaj rivalëve direkt, e pavarësisht se kanë katër pikë në 5 ndeshje, duke u renditur të parafundit, këto pikë i kanë pikërisht duke mundur Flamurtarin në Gjirokastër e duke rrëmbyer barazimin pa gola në transfertën me Vllazninë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *