• |
ide | kryesore

Të hënën mbyllen shkollat në Tiranë, Durrës dhe Elbasan

Lajme, Të fundit



Ministrja e Arsimit Besa Shahgini ka njoftuar mbrëmjen e së dielës se të hënën në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan nuk do të zhvillohet mësim.

“Duke e marrë këtë situatë parasysh, si dhe duke dëgjuar me shumë respekt sugjerimet e psiokologëve të ndryshëm që na kanë kontaktuar dje dhe sot, kemi vendosur që: Dita e nesërme për të gjithë nxënësit e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, TË JETË DITË PUSHIMI! Ditë pushimi të jetë njëkohësisht edhe për prindërit e nxënësve të shkollave 9-vjecare, të cilët punojnë në administratë shtetërore” – tha Shahini e cila bëri edhe një bilanc për situatën në institucionet arsimore.

“Për fatin tonë të mirë, janë vetëm dy objekte shkollore që kanë pësuar dëmtime në masën që të mos jetë e sigurt hapja e shkollës të hënën. Një nga këto shkolla është klasë vartëse e shkollës qendër “Berxullë”, me numër të vogël nxënësish të cilëve do t’i sigurohet transporti për t’i dërguar në shkollën qendër.  Ndërsa shkolla tjetër, është prapë shkollë vartëse në Tiranë, por do të bëjmë njoftimin për këtë shkollë pasi të marrim konfirmimin final nga Bashkia Tiranë për gjendjen e saj” – tha Shahini pa e dhënë emrin e shkollës.

98 shkolla të tjera kanë pësuar dëmtime si plasaritje fasadash, në muret e brendshme të shkollave apo ato të jashtme. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *