• |
ide | kryesore

Leclerc akuzon Ferrari: ” Përse Seb është para meje? Nuk jam budalla…”

Sport



Një vend i dytë në Singapore që nuk e bën të lumtur Charles Leclerc që ëndërronte fitoren e tretë radhazi. Piloti nga principata ishte në krye, por u befasua nga një undercut i Sebastian Vettel e nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij: “Strategjia e pit stop ishte fiksuar para garës, unë i qendrova planeve”.

Edhe në team radio piloti është ankuar disa herë: “Përse Seb është para meje? Më jepni gjithë fuqinë për ta parakaluar, nuk jam budalla”, janë disa nga batutat.

Pastaj, gjakftohtë, është munduar të rregullojë thyerjen: “E kuptoj që nuk ishte një vendim kundër meje, por për të mirën e skuadrës. Është e vështirë ta pranosh kur je në timon. Duhet të marr shpjegime që ta kuptoj këtë situatë. Jam i kënaqur për Vettel e shpresojmë për garën e ardhshme, për leje kalimin në garë e për mënyrën si duhet të shkojnë gjërat”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *