• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta pronari i hoteleve Hilton

Paparazzi, Slider



Pronari i hoteleve ‘Hilton’ dhe filantropi i njohur Barron Hilton është ndarë nga jeta këtë javë në shtëpinë e tij në Los Angeles.

91-vjeçari vdiq për shkaqe natyrore, konfirmoi Fondacioni Conrad N. Hilton.

Djali i tij, Steven M. Hilton, kryetar i bordit në fondacionin Hilton, tha se familja po vajton për humbjen e një njeriu të shquar.

“Babi im ishte një bashkëshort i mrekullueshëm për nënën tonë, Marilyn, një model për 8 fëmijët e tij, një mik besnik dhe bujar, biznesmen vizionar e sportist i apasionuar. Ai jetoi një jetë me aventura të mëdha dhe arritje të jashtëzakonshme,”-tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *