• |
ide | kryesore

“Njerëzit janë budallenj e flasin shumë…” CR7 nuk i del inati me Atletico Madrid

Sport



Të mërkurën në Wanda Metropolitano bëri me dorë e djathtë gjestin “Patët frikë ëëë?”, drejtuar tifozve të Atletico Madrid, pasi shkoi pranë golit në minutën e tretë shtesë, që do ti kishte dhuruar Juventus fitoren. “Njerëzit flasin shumë. Nuk dua të kthehem në atë argument, por njerëzit janë budallenj e flasin shumë”, ka thënë Cristiano Ronaldo pas fitores së bardhezinjve 2-1 ndaj Veronës, i pyetur mbi domethënien e atij gjesti. “Duhet të mësoni”, shtoi më pas portugezi në mixed zone të Wanda.

“Asist, gol e penallti e kërkuar? Arbitri nuk e dha, por e rëndësishme ishte fitorja – ka vazhduar kampioni portugez duke kthyer vëmendjen në ndeshjen e fituar në Serie A – Nuk ishte një ndeshje e lehtë, skuadra ishte e lodhur, pas Champions jemi gjithnjë të lodhur. Champions League është e vështirë, vinim nga një ndeshje shumë intensive me Atletico”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *