• |
ide | kryesore

Shenja në fytyrë e Franck Ribery: “Kudo që shkoja më fiksonin: vuaja, por kurrë nuk qava”

Sport



Franck Ribery është një profesionist i realizuar e i famshëm në të gjithë botën. Me topin ndër këmbë zbavit njerëzit, duke marrë gjithë vëmendjen, pikërisht ajo vëmendje që ndoshta i bëri fëmijërinë të vështirë. E gjitha për fajin e atij aksidenti të mallkuar që i shënjoi jetën, jo vetëm në sensin figurativ. I gjithë faji i asaj shenje që mban në fytyrë: sulmuesi i Fiorentina ka folur për të në Canal+.

“Ajo shenjë – ka shpjeguar – më ka dhënë forcë e ka temperuar karakterin tim. Nuk është e lehtë të jesh një fëmijë e të kesh një shenjë të tillë. Të përballosh e të pranosh mënyrën se si të tjerët të shohin, komentet që bëjnë… Familja ime ka vuajtur shumë për këtë. Njerëzit më shihnin, thoshin se shenja ime ishte e tmerrshme. Kudo ku shkoja isha i vëzhguar. Vetam pas shumë kohësh mësova të jetoj me të e të gjej forcë në shikimet e njerëzve”.

Sot është shumë më e lehtë të shohësh Ribery në një mënyrë tjetër. Por për të voglin Franck ka qenë shumë e vështirë… “Nuk kam shkuar kurrë të qaj në një cep, e pra kam vuajtur shumë. Shenja është pjesë e imja, njerëzit duhet të më pranojnë si jam”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *