• |
ide | kryesore

Tërmetet do vazhdojnë. Ç’ duhet të bëni gjatë natës

Të fundit



Specialistet theksojne se termetet do te vazhdojne. Ne zonen e nxehte jane regjistruar mbi 13 lekundje. Megjithese intensiteti i ryre eshte ne renie, masat nuk jane kurre te teperta. Sidomos gjate nates. Ja disa nga gjerat kryesore qe duhen pasur parasysh…

-Qëndroni poshtë dyerve

Kjo është një gjë që dihet, por gjithsesi duhet zbatuar. Gjatë një tërmeti, nëse ndodheni në një vend të mbyllur qëndroni poshtë dyerve dhe mundësisht afër një kolone betoni. Edhe trarët e çative ju mbrojnë nga një shembje e mundshme.

– Futuni poshtë tavolinës

Gjatë tërmetit është e rrezikshme të qëndroni pranë objekteve që lëvizin, pasi mund t’iu bien sipër, kështu që mund të futeni dhe poshtë tavolinës.

– Mos vraponi drejt shkallëve, apo ashensorit

Në të vërtetë shkallët janë pjesa më e dobët e një ndërtese, por nga frika njerëzit tentojnë të dalin menjëherë nga banesa. Madje edhe ashensori nuk duhet të përdoret pasi bllokohet.

– Largohuni nga objektet në ndërtim

Nëse gjatë kohës së tërmetit ndodheni jashtë, mos qëndroni afër objekteve në ndërtim, apo dhe linjave elektrike, pasi mund të bien dhe tu zënë poshtë.

– Qëndroni larg liqeneve, plazheve dhe urave

Gjatë tërmetit dhe minutat pas lëkundjeve, largohuni nga brigjet e liqeneve apo plazhet, pasi mund të ketë një rritje të intensitetit të valëve, në atë që zakonisht quhet cunami. Nëse jeni në automjet shmangni qëndrimin në ura apo rrugë të paqëndrueshme.

– Mos përdorni telefonin apo makinën

Gjatë rënies të tërmetit. Mundohuni t’i shmangni këto të dyja, për t’i lënë hapësirë emergjencave të lajmërohen dhe të lëvizin.

– Mos jini kureshtarë për të parë gjithçka



3 Comments

  1. Nese jeni ne makine ndaloni makinen e mos vazhdoni te ecni pasi mund te behet shkak te krijoni aksident

    Nese je me motor mos ecni me shpejtesi sidomos ne autostrade pasi mund te rrezohesh.

    Nese je poshte pallatit mos qendro aty por largohu ne nje vend me te hapur pasi nga tarracat mund te bien shume objekte qe mund te te demtojne, persh: Tuba, skela, beton, apo fucia e depozita uji.

    Zoti ju ruajt, Flmn per keshillat!

  2. Kjo Spiropallja me Xhaxhalken e ushtrise te picetave talleshin kur Like Floriri ju tha qe merrni masa se do bjere termet sipas sizmologut Grek.Tani dalin si shurra te jargavitura dhe thone kemi marre kerto masa ,Cfare lesh masash kane marre?,As nje strehe apo cader nuk ju eshte dhene atyre qe e kaluan naten jashte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *