Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion të ri lidhur me qytetarët e lënduar nga tërmeti i fuqishëm 5.8 ballë i shkallës Rihter. Ministria thekson se 10 qytetarë ndodhen në observim mjekësorë, ndërsa pjesa tjetër ka lënë spitalet.
Sipas këtij institucioni, gjithsej kanë marrë shërim mjekësor 105 qytetarë të lënduar nga tërmeti, 75 prej të cilëve janë vendosur te “Trauma”, kryesisht me dëmtime të shkaktuara nga rrëzimet apo goditjet. Tashmë, MSH thekson se janë 7 qytetarë te “Trauma” dhe 3 në Spitalin e Durrësit, që vijojnë të marrin shërbim mjekësor.
Informacion i përditësuar:
Pjesa me e madhe e pacienteve kane lene spitalet dhe aktualisht jane 7 qytetare qe po marrin sherbim ne spitalin e Traumes dhe 3 qytetare ne spitalin e Durresit. Spitalet jane ne gatishmeri te plote, me staf te perforcuar mjekesor. Ministria e Shendetesise ka vene ne zbatim planin e gatishmerise per rastet e emergjencave.
Ka vite qe nuk eshte kjo godina e ministrise. Jeni ne autobuz.