• |
ide | kryesore

Video/ Liverpool i përgjigjet 8 golave të City: ‘pushton’ Stamford Bridge me Arnold e Firmino

Sport, Video



Liverpool bën gjasshtë fitore në gjashtë ndeshje dhe i përgjigjet tetë golave të Manchester City, duke shkuar të fitojë në Stamford Bridge kundër Chelsea. Jurgen Klopp mund të krenohet me pikët e plota në Premier League, që demoralizojnë të gjithë kundërshtarët, edhe Franck Lampard që shpresonte ti bënte një surprizë të hidhur Reds, por u detyrua të ndjekë ndeshjen që vetëm 14 minutash lojë.

Formacioni nga Merseyside rrëmbeu 1-2 në përballjen delikate, jo pa polemika, për shkak të një goli të anulluar Azpilicueta, që do të kishte qenë ai i barazimit 1-1. Në ndeshjen më të rëndësishme të javës në Premier League, Liverpool mori avantazhin me një skemë brilante në një goditje dënimi. Alexander Arnold shënoi me një silurë të vërtetë në minutën e 14, duke bërë të heshtë stadiumi londinez.

Reagimi i Chelsea ishte i menjëherëshëm, por Azpilicueta nuk iu gëzua dot golit të shënuar, sepse VAR thërriti një pozicion jashtë loje, që e bëri të pavlefshëm golin e spanjollit. Polemika dhe hidhërim i londinezëve, që kalojnë nga euforia për stabilitetin e rezultatit, në një gol kapitullimi.

Pikërisht kështu, sepse Firmino në minutën e 30 ndëshkoi Blues me një gol tipik të tij, duke siguruar rezultatin, në një ndeshje shumë të rëndësishme. 45 minutat e pjesës së parë ishin për t’u harruar për Blues në fakt, që vuajtën edhe dëmtimet e Emerson e Andreas Christensen, të zëvendësuar nga Zouma e Alonso. Edhe në këto kushte londinezët nuk u dorëzuan dhe Liverpool duhet të vuante në 20 minutat e fundit, pas golit të Kante, që ngushtoi diferencën në 2-1. Londinezët e kishin rritur shumë presionin, por vetëm mesfushori arriti të cajë barrierën e Reds me një depërtim e finalizim për tu admiruar. Pas kësaj fitore, Liverpooli ka shkuar në kuotën e 18 pikëve në krye të Premier League, ndërsa Chelsea pozicionohet në vendin e 11-të me 8 pikë.

Në sfidat e tjera të së dielës në Premier, spikat humbja befasuese e Manchester United përballë West Ham 2-0, ndërsa Arsenal ka vuajtur shumë për të kaluar 3-2 Aston Villa.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE
Crystal Palace 1 – 1 Wolverhampton Wanderers
West Ham United 2 – 0 Manchester United
Arsenal 3 – 2 Aston Villa
Chelsea 1 – 2 Liverpool



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *