• |
ide | kryesore

(VIDEO) Pamjet shokuese nga Durrësi, depozitat ranë nga pallati

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pamjet më poshtë vijnë nga një tjetër pallat i shkatërruar nga tërmeti i fuqishëm 5.8 ballë i shkallës Rihter, pasditen e djeshme.

Pallat i dëmtuar është në Durrës. Aty është rrezikuar seriozisht jeta e shumë qytetarëve për shkak se kanë rënë depozitat e ujit.

Sipas gazetarit, depozitat e ujit ishin vendosur mbi pallat, por nga tërmeti i fuqishëm ato kanë rënë në tokë, duke rrezikuar jetën e banorëve.

Pallati është ndërtuar në vitin 1993 dhe ka pësuar dëmtime të shumta, kati i parë dhe i pesti janë më të dëmtuarit, por edhe dëmet e tjera. E pyetur nga gazetari Stafa, një banore e këtij pallati tregoi tmerrin, duke thënë se i ka shpëtuar Zoti.

“Ka qenë tmerr i paparë, kemi shpëtuar nga depozita e ujit, që desh na ra në tokë. Na ka ruajtur Zoti, nuk kam çfarë flas, nga ajo që kam parë dje. Thyenin qafën duke vrapuar për të dalë jashtë qytetarët”, tha ajo.



3 Comments

  1. Pallatet me te rrezikuar jane ato qe me lejet e kryetareve te Bashkise kane demtuar strukturat e themeleve ne katet e para per te ndertuar dyqane. Kush do mbaj pergjegjesi per kete?……hahahaha…….???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *