• |
ide | kryesore

E paprecedentë! Ministrja britanike merr vendim ekstrem ndaj shqiptarit të akuzuar për vrasje

Planet



Priti Patel, ministre e Punëve të Brendshme në Britani, ka marrë një vendim ekstrem ndaj shtetasit shqiptar, Albert Visha, të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për vrasje dhe trafik qeniesh njerëzore me qëllim prostituimin e tyre.

Përkundër kërkesës së Vishës për azil, duke synuar bllokimin e ekstradimit nga Anglia drejt  Italisë, për herë të parë, përmes një veprimi të paprecendentë, Patel nënshkroi në vetë të parë refuzimin e azilkërkesës.

Ky vendim ka tërhequr vëmendjen e tabloidit “Daily Mail”, që ka komentuar veprimin e ministres si të motivuar nga rritja e pakënaqësisë së publikut ndaj kriminelëve me shtetësi të huaj, që nëpërkëmbin drejtësinë angleze.

Ky veprim i ministres së Punëve të Brendshme vjen në një kohë kur pakënaqësia e publikut është rritur pasi kriminelët e huaj tallen me drejtësinë britanike” shkruan Glen Owen, zëvendëseditor i çështjeve politike në Daily Mail.

Visha mbërriti në Angli për t’iu fshehur drejtësisë italiane, që kishte lëshuar urdhërarresti ndaj tij, pasi akuzohej për vrasjen e bashkëkombësit Selim Leka në vitin 2014. Më tej, me kërkesë të autoriteteve italiane, Visha u arrestua nga Policia britanike vitin e shkuar. Sikurse u lartpërmend, ai akuzohet gjithashtu për pjesëmarrje në organizatë kriminale, si edhe për shfrytëzim prostitucioni, përfshirë kryerjen e vrasjeve.

Pasi dështoi në përpjekjen për të bllokuar ekstradimin në Itali përmes apelimeve në Gjykatë, shqiptari aplikoi për azil në Angli në mars të vitit 2019, duke arsyetuar se nëse kthehej në Itali do të persekutohej. Por, ministrja Patel duke u bazuar në seksionin 40 të ligjit për ekstradimin, i pareferuar më parë, refuzoi kërkesën për azil të Vishës.

Një në 10 të burgosur të huaj në Angli është shqiptar. Deri në fund të muajit gusht numëroheshin në total 876 të tillë në burgjet angleze. Pyetur nga “Daily Mail” për këtë rast, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme britanike Home Office tha: “Kriminelët kanë luajtur me sistemin e drejtësisë për një kohë të gjatë”.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *