• |
ide | kryesore

Fotot/ Gjithë yjet e futbollit zbarkojnë në Milano, presin çmimet

F1, Sport



Yjet e futbollit do të jenë të pranishëm në ceremoninë e FIFA-s për më të mirët e vitit 2019 që do të mbahet sonte në mbrëmje në shtëpinë e operës në Milano, duke filluar nga ora 20:30. Edhe 10-shi i Barcelonës, Lionel Messi, ka zbritur në Milano. Messi mund t’i rrëmbejë sonte tri çmime, ‘The Best’ (Lojtari i Vitit), çmim për golin e vitit si dhe i padiskutueshëm është në formacionin e vitit.

Për çmimin The Best, Messi garon me Cristiano Ronaldon dhe Virgil van Dijk.

Bashkë me Messin kanë fluturuar edhe portieri Ter Stegen, si dhe mesfushori De Jong – që besohet të jenë në 11-shen e vitit.

Sulmuesi i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe, tashmë ka arritur në Milano.

Pas Lionel Messit, Kylian Mbappes, Frenkie de Jong e Andre ter Stegen edhe Luka Modric, Sergio Ramos e Marcelo kanë arritur në Milano.

View image on Twitter

 

 View image on TwitterView image on Twitter



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *