• |
ide | kryesore

Frikë nga tifozët e Manchester United: Pogba blen një qen roje

Sport



Një qen roje për të luftuar frikën nga tifozët. Duket se është kjo zgjidhja e bërë nga Paul Pogba, si pasojë e kërcënimeve të marrë nga mbështetësit e Manchester United. Sipas asaj që bën të ditur The Sun, mesfushori francez ka blerë një Rottweiler, me vlerë 15mijë stërlina nga shoqëria e specializuar Chaperone K9.

Mesfushori i United ka vendosur të rrisë masat e sigurisë pas parrullës “Pogba Out” që është shfaqur jashtë qendrës sportive të Red Devils. Pogba nuk ka patur kurrë një raport të qetë me tifozët e United, që kur është kthyer në Manchester nga Juventus për 90 milionë stërlina në verën e 2016. Tani, me shokun e ri me katër këmbë, Pogba mund të flejë i qetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *