• |
ide | kryesore

Juventus në ankth: “Ronaldo ka një lodhje muskulare”

Sport



Pas fitores së vuajtur kundër Verona, e marta sjell një tjetër test për Juventus, atë kundër Brescia në transfertë. Maurizio Sarri është më tepër i preokupuar për gjendjen e lojtarëve të tij, e në ankth mbi të gjithë e mban Cristiano Ronaldo. Portugezi ka ndjerë një lodhje muskulare dhe me shumë mundësi do të pushojë në mesjavë: “Të dielën kishte një problem të vogël muskular, lodhje të aduktorit, por është dicka normale, të shohim”.

Dicka më e sigurtë për prezencën e Gonzalo Higuain: “Për fat nuk ka frakturë në hundë e duhet të jetë në dispozicion. Pjesa më e vështirë ishte frymëmarrja gjatë ndeshjes”.

Natyrisht nëse konfirmohet, mungesa e Ronaldos në transfertën në Brescia do të jetë me peshë për teknikun bardhezi, i cili shpjegon edhe pikat e forta të formacionit të tij, por edhe atë që momentalisht i mungon. “Në fazën e ndërtimit është bërë shumë i rëndësishëm Matuidi për motive taktike. Lojtar tjetër i rëndësishëm po bëhej Douglas Costa por për fat të keq u dëmtua. Mentalisht na mungon Giorgio. Por gjatë sezonit i rëndësishëm mund të bëhet edhe ndonjë tjetër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *