• |
ide | kryesore

Kaq e pati, na la dhe Besa Shahini, i tregon publikut se çfarë mediash duhet të shohë

Arkiva, Kryesore



Kur ju vërshëllen shefi, çfarëdo shkolle të kenë kryer, çfarëdo formimi të kenë, ministrat socialistë e humbasin arsyen. Pas Olta Xhaçkës, dhe Sandër Leshit, e fundit në radhë është Besa Shahini, që e ka shpallur të mirqenë se njerëzit u dyndën në rrugë na frika e tërmetit, pasi lexuan një shkrim në portale ku thuhej se do të shkundej dynjaja në ora 23 30.

Natyrisht, Besa nuk ka asnjë investigim nëse ky popull që tregoi se shkon më tepër pas bestydnive, sesa pas asaj që ka mësuar në sistemin arsimor që sot kryeson Shahini, pra që beson se tërmetet janë të parashikueshme, të jetë kapluar nga paniku prej dy gazetarëve. Ajo në këtë pikë bazohet tek çfarë ka shkruar në Facebook, Rama dhe kaq i mjafton (faksimile poshte). E deri këtu nuk ka asnjë gjë të jashtëzakonshme, në fund të fundit, e marrosur nga largpamësia e udhëheqësit nuk bën asgjë më shumë nga Elisa, Mimi, apo Milva.

Andi Bushati: Tmerri i tërmetit, një bandë që klith i dashur armik

Por, kulmi është kur pa asnjë provë dhe investigim, ajo del para publikut të shpallë dy vendime të mëdha e nisur nga ky rast.

I pari është një thirrje drejtuar shikuesve: Mos hapni portalet periferike, por besojini vetëm televizioneve të mëdha, se ato janë burim i sigurtë. Pra Klani, Topi, Vizioni News, media me një pronar të vetëm, që i shërbejnë vetëm biznesit të këtij të fundit, që marrin në mënyrë okulte para pafund nga qeveria, janë për Shahinin burimet e besueshme që duhet të dëgjojë populli.

I dyti, lidhet me vendimet që ajo ka vendosur të marrë si ministre. Nga që Besa e ka të sigurtë (ia ka thënë shefi) që kryeqytetasit ia mbathën rrugëve me brekë nëpër këmbë, pasi lexuan Syrin dhe Shekullin, ajo ka vendosur që nga kjo katastrofë të ndryshojë kurikulën mësimore. Po, po fërkoni sytë dhe lexojeni sërish: të ndryshojë kurikulën mësimore.

Por, pasi dëgjoni të thotë këtë ju imagjinoni se do shtojë orët e mësimit për tërmetet në lëndën e gjeografisë. Prapë jeni gabuar. Ajo ka vendosur të vaksionojë shqiptarët kundër Fake News. “Do fusim në kurrikula mësimin për fakenews për të luftuar anfalbetizimin mediatik” tha ajo duke zbatuar edhe në fushën e arsimit mësimet e timonierit të madh.

©Lapsi.al

 

 



28 Comments

  1. Aman ku e gjetën kete vulëhumburën…nga gafa ne gafë , e shkreta ajo per vete,e ne për llojin e këtyre,që i leme akoma në qeverisje.

  2. Vetem i shtojn klikimet dhe reklame falas syrit. Te njejten gje bene ne usa deficentet e majte me drudgereport dhe e kthyen ne median nr 1 online per lajme.

  3. Tani, qe te jemi te sinqerte, fanatiket e Syrit te Cimit, ndoshta syrin e kane te mprehte, por mendjen jo dhe aq. Nuk eshte cudi ta kene lene ndonje leksion sizmiologjie ne shkolle dhe keshtu te kene rene pre e besetytnive te Syrit. Por, une per vete me shume i besoj idese se panikut te turmave, qe e shkaktojne edhe gjera me te vogla.
    Ama, t’i thuash i besueshem televizionit “t’fala Sandrit”, do te thote qe ke vetem 8 muaj ne Shqiperi dhe kete 8 muaj t’i kesh kaluar vetem ne shoqerine e Fuges.

    1. Kjo rilindesja e kerthinjte duhet ta ndaje mendjen. Ose Syri eshte nje portal periferik dmth qe lexohet nga pak njerez ose qe eshte portali me i lexuar ne Shqiperi se ndryshe nuk ka se si qe ne dy minuta ( koha qe iu desh per ta korrigjuar lajmin)ta kene lexuar lajmin tere shqiptaret dhe per me teper ta kene besuar. Vec ne i pasur syte tek syri.

    2. Dukesh si as mish as peshk, por më duket si teknologji fugiste për të sulmuar portalet antiqeveritare, biles për nga stili i shkrimit duhet të jesh fuga vetë

  4. O shkullak nuk mbrohet clirimi duke bere sikur sulmon besen,qe shpellaret me Makina dolen pasi Qimi botoje lajmin kjo eshte faktuar nga vete Qimi qe me vone e hoqi lajmin e termetit dhe filloje te sulmoje topin dhe ramen qe nuk do takonte trampin,zoti te ka lene cyryk o shkullak e meriton

    1. Nderkohe qe ndjekesit e Syrit paskeshin dale ne rruge, ju Top-istat ndenjet neper shtepira se helbete prisnit sa here do pirdhte shefi. Pak vete e paten kete “nder”, se gjithe dynjaja ishte ne rruge. Sa per Qimin dhe shpellaret, me siguri qe vazhdon te vuash sindromen e “shpelles” qe eshte vendi ne ku te kane ngjizur prinderit

  5. Ndjehem jashtzakonisht i fyer ne shkollim dhe jo vetem kur e mendoj se kjo birboja qe lexon me veshtersi ato qe ja shkruajne, ben si e veshtire !!!!Apo a ?!Nese do kisha mbaruar per Universitetin e Sporteve,hajt se edhe mund ta kaloja,por nese ben nje arsimim ne shkenca natyre dhe shikon keto plehra qe vjedhin,e vjedhin,bejne show e prape vjedhin,e vjedhin edhe tallen duke vjedhur une kete nuk e pranoj!Jo,kurren e kurres.Mezi kane pritur qe te bejne nje shuk te madh me leke me fondet qe do mblidhen nga budallenjte qe dhurojne !!!Pse jane te tille ?Jo se bejne keq….,por ato perfundojne ne xhepat e Tushes se Bashkise Tirane,sekserit te Veliajt,ne xhepat e papare e te pafund te Agaçit(mbledhesi i parave per llogari te edvin hajduti) e Olsi Rames ne Qeveri e pse duhet bere ?!?Banda e ketyre plehrave qe qeverisin kete vend,se kane per gje qe nxjerrin nje bibe si kjo Shahini,te cilen asnje mesues apo mesuese ne kete vend nuk e duron dot,nese nuk eshte si ajo drejtoresha e Samiut qe i rane breket duke bere Selfie me urdher te Rames te Korpusi(ne mitingun e hajdutit te Bashkise Tirane dhe kryepalaços me te madh qe ka prodhuar ky vend)!Me keq se te Shukrit ishin……,te aty ndodhurit u ndjene keq dhe menduan se hodhi gaz,gjeneral Sandra Lleshi !Katastrofe,qeverisje katastrofe dhe propagade funderrinash e kriminale ata qe e bejne dhe ata qe e tejçojne te publiku i shperfytyruar nga kjo kohe bastardesh qeverisesje !

  6. un Like floriri u thash shqiptareve qe do binte termet apokaliptik. Me tallet. Tani po u them qe vitin qe vjen bota dhe shqiptaret do marrin vesh qe Alienet jo vetem ekzistojn, po un vet jam nje alien.

  7. Ti Al qe ke qene nje rrotekari kete e ke lene te kuptohet,por qe vazhdon te jeshe loqe je tipik ne llojin e Qimit dhe qimave qe dolen neper rruge,por ne shumice njerzit qendruan ne shtepi,qe kara si puna jote ka kete nuk e mohoj dot

  8. Lloqe loqe dhe vetem lloqe. Kush ishte live duke pare si kthehej dhoma nga forme kubi ne romb nje katrahure qe shihet vetem ne filma fantasike e horror pas dy termeteve njeri pas tjetrit, nuk kishte nevoje per lajme , por detyrimisht duhet te kalonte me femijet jashte shtepise.
    Vetem ata qe banojne ne vila si Sureli etj mund te rrinin duke pire vene e duke u tallur me popullin.

    Cdo parashikim nga medja per po apo jo duhej konsideruar nul. Jeta e femijeve nuk luht ne bixhoz. Do kete apo nuk do kete. Turp per qeverine qe merren me keto gjera.
    Per te vjelle foto e miut Brace me perparese e tasin e supes ne dore.
    KU JEMI KATANDISUR.

  9. Ku Qimi,pse eshte fshehur komunisti qim peka,shurranjose dilni kerkoni qimin,po salihu qe e mbrojti qimin dhe lajmin ku e kishte hallin,salihu geshtenjat I pjek me duart e komunistit Clirim peka

    1. Sa po te digjka. E vetem se nuk ja doli dot rama ta arrestoje nuk do te thote qe eshte komunist o langaraq. Pse perhap panik, apo morre rrogen thuaj dhe oburra hajde komentojme.

  10. O byroisti I pd di gje ti ku eshte futur ky trimi komunist me breza baba,xhajallare,dajallare shko pyet nga kuksi qe te kuptosh kush jane keto pekat,o langaraq qe mbron qim peken,aq komunista kane qene keta pekat sa dhe emrin e ka Clirimtar peka eshte brenda linjes komuniste o langaraq

    1. po mos kopjo te sharat te pakten o LANGARAQ. sa per komunista ehaaaaa, shif partine socialiste o bir. rama, xhafa, lopa dhia etj etj hahahaha te qenka mpire truri

    2. pastaj e njeh termin racionalitet ? apo e perdore me dy standare ? edhe nje gje te fundit sjam i byros o karafil. jam hallexhi

  11. Dhe byroja ka hallexhite e vet o langaraq kucke,di gje per qimin ti ate thuaj,ruaj trute nga nje perdhunim I salihut o hallexhiu I Byrose se pd dhe shko mer nje byrek por pa llall

  12. Edi Rama dhe Erion Veliaj jane babai dhe nena kurve e Fake News ne Shqiperi duke nisur qysh nga viti i larget 2004 e ne vazhdim. Cdo fake news tjeter eshte thjesht pasoje e vorbulles se madhe qe kjo dyshe diabolike ka sjelle dhe po vazhdon te sjelle tek ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *