• |
ide | kryesore

“Kathimerini” zbulon çfarë u tha në takimin Rama – Mitsotakis

Lajme, Të fundit



Gazeta greke “Kathimerini” zbulon disa detaje nga takimi që Kryeministri shqiptar Edi Rama pati me homologun grek Kiriakos Mitsotakis gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Vetë Rama ka dhënë deri tani pak detaje duke e konsideruar takimin si një “prezantim miqësor dhe bashkëbisedim i hapur”, por gazeta greke thotë se në fillim, kryeministri grek e pyeti se cila është situata në Shqipëri pas tërmetit.

“Rama u përgjigj se ishte e vështirë, por fatmirësisht nuk kishte viktima dhe shtoi se ai mund t’i duhet edhe ndihma e Greqisë. Mitsotakis u përgjigj se vendi ynë do të ndihmonte natyrshëm” – shkruan “Kathimerini. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Nese gjendja eshte e veshtire, mos u largo atehere se je “zgjedhur” per te qene kryeminister dhe ji negociator

  2. Po ky kallomi gjate duhet te shkoje deri ne new york per te taku kryeministrin grek? Ti thote dikush ketij avdallit te gjate qe greqine e kemi vend kufitar max 600 km deri ne athine. Apo shkoi per vetlla e i nxorren syte, e meqe jam i fus nje takim me ke te me dale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *