• |
ide | kryesore

Lajmi i rremë për tërmetin, Prokuroria nis hetimet, Arta Marku kërkon vlerësim ligjor nga Gjykata

Arkiva, Lajme



Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, ka kërkuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, vlerësimin e menjëhershëm ligjor në lidhje me dyshime për përhapjen në publik të informatave/njoftimeve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët.

Marku gjithashtu ka kërkuar informacion lidhur me mënyrën e trajtimit të rastit.

“Në mbështetje të neneve 38 dhe 50/1 të Ligjit nr.97/2016 ”Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, pa cënuar sekretin hetimor Prokurorja e Përgjithshme znj. Arta Marku kërkoi gjithashtu informacion në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit” thuhet në njoftim.

Policia njoftoi mbrëmjen e së dielës se pas “publikimit të një lajmi të rremë në portalin “SYRI.net” dhe më pas edhe në disa portale të tjera, se sipas parashikimeve të një sizmologu grek do ketë në orën 23.30 një tërmet të fuqishëm, lajm i cili shkaktoi panik të madh tek qytetarët të cilët braktisën banesat dhe dolën në rrugë.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë shoqëruar në Polici gazetarin e portalit “SYRI.net”, Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica e “Shekullit”, për veprime të mëtejshme, të cilët kanë bërë publikimin e këtij lajmi të rremë, me pasoja paniku te qytetarët”.

Policia bëri të ditur se ka ngritur “një grup të posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të autorësisë së këtij lajmi dashakeq që krijoi frikë e panik tek qytetarët”.

Lajmi për një tërmet të fuqishëm u përhap me shpejtësi, pas orës 22.00 të mbrëmjes, ndërsa pak më parë ishte rregjistruar një tjetër goditje me magnitudë 4.4 gradë të shkallës Richetr dhe epiqendër pranë Durrësit 20 kilometra në veriperëndim të Tiranës.



7 Comments

  1. E gjeten dhe nje grup -Pucist-ne kete fushen e sismologjise.Edhe sizmologun Grek do e shpallin armik te popullit.

  2. E gjeten dhe nje grup -Pucist-ne kete fushen e sizmologjise.Edhe sizmologun Grek do e shpallin armik te popullit.

  3. Po s’paten prokuror mjaftueshem per dosjet 184 dhe 339 per nje lajm se do ket termet e ngrikaaa grupim menjehere, po keta drejtues institucionesh qe deklarojn rrena a ke grup pune? Po per demet ekonomike te vertetuara nga klsh nga institucionet a ka noj grup pune, po per tenderat e ppp a ke grup pune?

  4. o qelbesir komunsite 2 vjet fjeten dosjet e famshme kriminale bashke me te tjerat e sot per neser tu tek ty per te kapur nje lajm te rrem; bibushe

  5. Arta qeka bo seski. Qeka kref, paska heq kostumin mbules tavoline, paska fillu pudrosjen e lekures qe e ka si leter zmeril pra qeka bo piv reviste, ec katunare te ka ardh dita. Prandaj them se zoti apo natyra jone edhe me pak do na lere. Se nuk shtyhet jeta me kesi fytyrash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *