• |
ide | kryesore

Pa lekë e pa stadium: tallja me Flamurtarin nuk ka fund

Sport



E telashet nuk kanë të sosur: ky është titulli i filmit të Flamurtarit, që është braktisur nga të gjithë dhe është i vetmi që vuan pasojat. Pas një kampionatit të tërë sakrifice, të pa paguar, e në të cilin përpos gjithckaje arritën zonën europiane, ku nuk morën pjesë jo për fajt të lojtarëve e trajnerit, gjendja jo vetëm nuk ka ndryshuar, por është bërë më e rëndë. Merkato emergjente, pa fazë përgatitore, e me lojtarët psikologjikisht të rrënuar, rezultatet nuk mund të ishin tjetër vec këto: gjashtë ndeshje mes kampionatit e kupës dhe 5 humbje e kundër Lacit pika e parë në shtëpi.

Në shtëpi është sa për të thënë, sepse pikërisht në pikën e favorshme, skuadra mori goditjen e fundit: policia nuk mori përsipër sigurinë, steward Idrizi pretendon se nuk gjente dot ekzaktësisht 50, sa kërkonte rregullorja, e më thjeshtë është të mbyllen dyert për vlonjatët. Një lojë e shëmtuar, mbi tifozët, klubin, apo edhe vetë lojtarët. Me të drejtë, Idrizi prêt tani të tërheqë ekipin në ndeshjen e parë që nuk do të numërojë 50 steward.

Dy standardizimi është gjithnjë rënduese mbi atë që e pëson, porn ë këtë pikë për Flamurtarin do të ishte më mirë që Idrizi të mos merrej me matematikën por të zgjidhte një konflikt që po i merr fytyrën një klubi legjendë. Pastaj kërcënimi për mbylljen e stadiumit, cilido qoftë motivi, është gabimi i një njeriu që nuk i dhemb fanella. Flamurtari nuk është pronë e askujt, aq më tepër e një individi: Flamurtari është i Vlorës dhe famën e tij e njohin deri në Barcelonë, e nuk mund të denigrohet kështu, në një agoni pritëse për ditën kur të rrëzohet përfundimisht…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *