• |
ide | kryesore

Paniku i mbrëmshëm/Rama: Një idiot dhe disa syresh kërkuan rrëmujë dhe kaos

Arkiva, Të fundit



Kryeministri Edi Rama është nisur drejt OKB ne Shtetetet e Bashkuara të Amerikës, vizitë të cilën e ndërpreu dy ditë më parë, për shkak të tërmetit 5.8 ballë që tronditi vendin.

 Para nisjes ai dha një tjetër mesazh të fortë për mediet dhe gazetarët, që krijuan mbrëmjen e kaluar alarm dhe panik te qytetarët, teksa paralajmëruan një tërmet apokaliptik 6 ballësh, duke nxjerrë në rrugë shumë njerëz.

 “Jam thellësisht i revoltuar, që një idiot apo disa syresh së bashku, përhapën një Fakenews kriminal për ardhjen e një tërmeti shkatërrues dhe kallën mbrëmë panikun në shpirtin e shumëkujt prej jush! Po njëkohësisht, jam thellësisht i keqardhur, që shumë prej jush, ranë pre e asaj ligësie të pashoqe, të prodhuar e shpërndarë me shpejtësi, nga marrëzia e kujt verbërisht kërkon sherr, rrëmujë, kaos mundësisht, për arsyet e panjerëzishme të Mosarsyes. Sot për Shqipërinë nis një ditë e zakonshme si të gjitha të tjerat dhe prandaj edhe unë, vendosa të rimarr udhëtimin e punës për në Nju Jork, ku do të takohem me Presidentin e Shteteve të Bashkuara e me të tjerë kryetarë shtetesh e qeverish apo personalitete me rëndësi, si edhe do të flas në emër të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara”, shkruan Rama ndër të tjera.
“Tërmeti që ra mbi Shqipërinë, tronditi qindramijëra familje, por fatlumësisht nuk mori asnjë jetë dhe dëmet e tij, që krahasuar me të tjera vende përreth, për të njëjtën shkallë Rihter e të njëjtat ballë në epiqendrën fare pranë Durrësit, mund të kishin qenë katastrofike, ishin të thuash pak, minimale. Lekundjet e mëpastajme, me të cilat u arrit deri në spekullimin çnjerëzor të mbrëmjes së djeshme, ishin sipas të gjithë ekspertëve, krejt brenda normës së procesit të stabilizimit të pllakave tektonike” vazhdon ai.



6 Comments

  1. Mbylle halene e gojes o robqir i droguar ! po shkollat pse i mbyllet sot o plehra ne mes te nates e dhate lajmin per mbylljen e shkollave, po ToPQeni qe kishte gjithe diten qe perhapte lajme te frikshme,po Fugçpumi qe perhapi ne media 1 muaj me pare materialet sekrete te Metes! ti je per burg o kerme!

  2. Mbylli pra qijua robt per ca je kryeminister. Po llafe i ke e ske per te bere asgje, do i fusesh dhe nje “kazan” ne fund e do ia fusesh gjumit ne krahun tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *