• |
ide | kryesore

Parodia/ Edhe Arta Marku në sulm ndaj “Fake News”

Arkiva, Të fundit

Nuk mund të mungonte as kamikazja e rilindjes Prokurorja e Përgjithshme (e përkohshme), Arta Marku, në ofensivën e qeverisë kundër Fake Neës. Pas Ramës, Llleshajt, Xhaçkës, Shahinit Braçes që fajësuan me radhë mediat, ajo i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë së Tiranës që të nisë vlerësimet, sa i përket përhapjes së lajmit fals për tërmetet, mbrëmjen e djeshme. Pak orë përpara se Prokuroria të nxirrte njoftimin e saj zv kryeministri Braçe deklaroi: “Autorët e këtij lajmi të rremë do të përballen me ligjin në fuqi. Forca e ligjit do t’i japë fund këtij dezinformomi. Loja me lajm të rremë duhet të marrë fund ligjërisht. Askush nuk ka ndërmend sot dhe as nesër që të falë lotët e të qarave të foshnjave, që dëgjoheshin dje. Nuk kam ndërmend të fal akthin e prindërve dje me fëmijët në prehër. Nuk kam ndërmend të fal mundimin e të moshuarve. Nuk kemi ndërmend t’i falim dhe nuk bëjmë kompromis me atë që ndodhi dje. Kush nga këta që mendon se çudia më e madhe zgjat 3 ditë, madje dhe ata politikanë, si ai që ka munduar këtë popull për 30 vite, nuk do ja dalë”, tha Braçe. Menjëherë receptorët e Arta Markut që është ne garë për tu bërë prokurore e përhershme, e kapën sinjalin.

©Lapsi.al

 

Njoftimi i plotë:

Prokurorja e Përgjithshme  znj. Arta Marku kërkoi  nga  Pokuroria  pranë Gjykatës  së Shkallës së Parë Tiranë, vlerësimin e menjëhershëm ligjor  në lidhje me dyshime për përhapjen në publik të informatave/njoftimeve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët.

Në mbështetje të neneve 38 dhe 50/1 të Ligjit nr.97/2016 ”Për Organizimin dhe Funksionimin  e Prokurorisë  në Republikën e Shqipërisë”, pa cënuar sekretin hetimor Prokurorja e Përgjithshme znj. Arta Marku kërkoi gjithashtu  informacion në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit

16 Comments

  1. Do zbatoje urdhrat e -Psiko skizofrenit-te droguar kjo lavira.Ka mundesi qe ate qe botoi kete lajm ta denojne me na 10 vjet burg -agjtacion -propogande-Kurse Tahirin qe hashashizoi tere vendin me hedhje -Firme-c’do muaj.

  2. Do zbatoje urdhrat e -Psiko skizofrenit-te droguar kjo lavirja.Ka mundesi qe ate qe botoi kete lajm ta denojne me na 10 vjet burg -agjtacion -propogande-Kurse Tahirin qe hashashizoi tere vendin me hedhje -Firme-c’do muaj.

  3. Ketyre portaleve nuk i mjafton qe kane kunder qeverine, por bejne cmos qe te kthejne kunder gjithe popullin. Me mire te kishin bere nje shkrim me titull “Shqiptare ju urrejme, vdekshi….” se do kishin arrit te njejtin rezultat ne urrejtje dhe do kishin kap 3 milion klikime. Padashje, nga budallalleku dhe makuteria per te nxjerr dhjame edhe nga termeti, rane ne gracken e rilindasve, te cilet kane kohe qe presin nje perligje morale per t’i zhduk portalet opozitare. Good job hajvane!

      1. Une nuk jam Neri fusha, por ti qeke komplet fushe aviacioni nga koka. Shiko sa te ekzaltuar jane rilindasit nga veprimi ketyre hajvaneve, per te kuptuar demin qe bene.
        Kam frike se do na mbese vetem Mero portali pas kesaj historie.

        1. Ti dukesh si më i ekzaltuari por e meriton se je një ndër të paktët rilindas që jep argumente e arsyetime dhe kopjon nerin e mëparshëm.

          1. Nuk jam rilindas e kopjac, por nuk e ndjej nevojen per te mbrojtur cdo njeri qe e deklaron veten opozitar. Kjo eshte sikur Cimin ta mbrojme edhe nese fut mallra kontrabande p.sh. Ky lajm ishte idiotesi qe nuk ka lidhje me opozitarizmin. Madje e demtoi. Respekte per pseudonimin, por duhet te shtosh edhe majtizmin e cdo lloji. Meqe ra fjala nuk e di nese ky Cimi ka me xhan Lulin apo Ilirin. Ben mire te na e thote.

  4. Po ti Ziu c ‘hall ke? Te vjen keq per portalet? Ke tere pasditen qe u qan hallin. Apo thjesht po u lutesh mos te te shajne kumanarin. Kot mundohesh. Ato edhe ne u mbyllshin ska per tiu mbyllur goja te gjithe shqiptareve per koleren qe i ka rene per hise. Prandaj mos u lodh e hidhu nga Meroja se ke plot shok andej.

  5. Kryeprokurorja duhet te kish hapur hetim te menjehershem ndaj ekipit te boksit bullgar, pasi mediat bullgare thone se boksieri i vdekur ne ring, nuk ishte boksier profesionist dhe nuk quhej Isus Veliçkov, por Boris Stançev, i cili kish perdorur dokumentat e ketij te fundit. Dmth ishte shtirur si kusheriri i tij. Nuk duhet te lihet trupi i te vdekurit te çohohet ne bullgari me indetitet te rreme

  6. Normale qe do dilte dhe kjo zhapazhulsja !Çeta e pulave te rames,se keshtu iu thote ai shoqeve te partise….,ne radhe kush e cila te beje me t’forten !Sot foli dhe neveria vete,Spiropali…….!

  7. Dhe me lek ta kishte sajuar kete skenarin e termetit ed rama nuk do i kishte dale kaq mire……. te gjithe armiqte e tij te ngaterruar me njeri tjetrin lakuriq para popullit…. i bej thirrje anti ramisteve ti lene nje here e mire sulmet pasi duket sikur ka nje providenc qe e mbron ramen dhe ja rrotullon punet ne favor te tij….. keshtu ne babalen, keshtu me termetin keshtu me dhjetra raste te tjera……. ju bej thirrje te bashkoheni me masen dhe te ktheheni te penduar….. rama e ka zemren e madhe

  8. Gjindje budallenjsh. I shoh shqipot kur hypin e zbresin nga autobusi, me nxitim dhe plot stres. Ai qe eshte ne fund do te dale i pari, ai qe do te dale nga autobusi pengohet nga ai qe do te hyje. Pra karllikun e kane ne tru nuk ia dha portali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu